LIVE: Shqipëri 0-2 Spanjë, Kombëtarja nuk i bën ballë 'Furisë së Kuqe'

- 09/10/2016 22:37-Përfundon takimi, Shqipëria mundet nga Spanja
- 09/10/2016 22:31
- 09/10/2016 22:31-I gjithë stadiumi duartrokiti Iniestan
- 09/10/2016 22:24-Sergio Ramos lëshon fushën i lënduar
- 09/10/2016 22:21-Lopetegui kryen zëvendësimin e dytë
- 09/10/2016 22:18-Shqipëria kryen të tri zëvendësimet
- 09/10/2016 22:16
- 09/10/2016 22:12-De Biasi kryen zëvendësimin e dytë
- 09/10/2016 22:09-Goli i Nolitos
- 09/10/2016 22:06-Spanja dyfishon epërsinë, tani është 2-0
- 09/10/2016 22:04-Goli i Diego Costas
- 09/10/2016 22:02-Spanja kryen zëvendësimin e parë
- 09/10/2016 21:59-Vjen goli i parë i takimit, Shqipëri 0-1 Spanjë
- 09/10/2016 21:52-Një mbrojte perfekte në pjesën e parë
- 09/10/2016 21:48-Shqipëria hyn në pjesën e dytë me një zëvendësim
- 09/10/2016 21:43-Tifozëria në pjesën e parë ishte fantastike
- 09/10/2016 21:40-Nuk ishte aspak një pjesë e lehtë për Iniestan
- 09/10/2016 21:38-Takimi tjetër në Grupin G
- 09/10/2016 21:35-Takimi i trajnerëve
- 09/10/2016 21:32-Përfundon pjesa e parë
- 09/10/2016 21:32-Pique në rolin e sulmuesit
- 09/10/2016 21:30-Diego Costa vazhdon të jetë në kërkim të golit
- 09/10/2016 21:28-37' Posedimi i topit: Shqipëria 27%-73% Spanja
- 09/10/2016 21:27-Hysaj po tregon se është një lojtar klasi
- 09/10/2016 21:21-Kërcënimi i parë nga Shqipëria
- 09/10/2016 21:15
- 09/10/2016 21:12-Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë takim
- 09/10/2016 21:08-Koke - Vitolo vs Xhaka - Agolli
- 09/10/2016 21:07-I lënduari Jordi Alba jep përkrahjen e tij nga Spanja
- 09/10/2016 21:04-Vitolos nuk besohet se ajo goditje u mbrojt nga Berisha
- 09/10/2016 21:03
- 09/10/2016 20:57
- 09/10/2016 20:56
- 09/10/2016 20:52-Shkallët e stërmbushura të 'Loro Boriçit' nuk ndalin dëshirën e madhe për të shikuar Shqipërinë
- 09/10/2016 20:51
- 09/10/2016 20:50-Asnjë vend i lirë në 'Loro Boriçi'. Atmosfera pritet të jetë e madhe.
- 09/10/2016 20:45
- 09/10/2016 20:44-Momente nga intonimi i himneve
- 09/10/2016 20:41-Shqipëria dhe Spanja dalin në fushë
- 09/10/2016 20:39-Një tjetër fotografi e "Loro Boriç it' të stërmbushur
- 09/10/2016 20:38-Loro Boriçi' i mbushur për takimin ndaj Spanjës
- 09/10/2016 19:49-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Spanjë
- 09/10/2016 19:04-Efektivët policorë bëjnë kontrolle anti-eksploziv në ‘Loro Boriçi’
- 09/10/2016 18:24-Salihi përkrah kombëtaren: Shkodra, sot në festë (Foto)
- 09/10/2016 17:40-Siguria do të jetë maksimale në stadiumin ‘Loro Boriçi’ (Video)
- 09/10/2016 17:09-Shqipëria me statistika të tmerrshme nga ndeshjet me Spanjën (Foto)
- 09/10/2016 16:28-“Do të fitojmë me golin e Roshit”
- 09/10/2016 16:26-Tifozët kanë filluar të mblidhen në Shkodër
- 09/10/2016 16:23-Alcantara e sheh konkurrent edhe Shqipërinë, jo vetëm kombëtaret e mëdha
- 09/10/2016 16:22-Lopetegui kërkon maksimumin e futbollistëve ndaj Shqipërisë
- 09/10/2016 16:20-De Biasi: Do provojmë një rezultat pozitiv, por do jemi të detyruar të mbrohemi
- 09/10/2016 16:17-De Biasi i befason të gjithë me formacionin ndaj Spanjës
Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Spanjës për ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. Shqipëria e ka nisur në mënyrë fantastike konkurrimin duke regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe mban kreun në Grupin G. Rezultati pozitiv kundër La Rojas i shërben për të mbajtur gjallë ëndrrën për të qenë pjesë e fazave finale të turneut më të madh të futbollit.
09/10/2016 22:37-Përfundon takimi, Shqipëria mundet nga Spanja
90' Shqipëria humbet ndaj Spanjës me rezultat 2-0. Golat në këtë takim për iberikët u shënuan nga Diego Costa (55') dhe Nolito (63').
09/10/2016 22:31
88' David Silva provon të rrezikoj nga gjuajtja e lirë, por topi shkon mbi portë
09/10/2016 22:31-I gjithë stadiumi duartrokiti Iniestan
Andres Iniesa u zëvendësua nga Isco
09/10/2016 22:24-Sergio Ramos lëshon fushën i lënduar
80' Inigo Martinez hyn në vend të mbrojtësit të Realit
09/10/2016 22:21-Lopetegui kryen zëvendësimin e dytë
78' Isco hyn në vend të Andres Inestas
09/10/2016 22:18-Shqipëria kryen të tri zëvendësimet
75' Taulant Xhaka ia lëshon vendin Jahmir Hykës
09/10/2016 22:16
70' Zverdhet Mërgim Mavraj
09/10/2016 22:12-De Biasi kryen zëvendësimin e dytë
68' Migjen Basha futet në lojë në vend të Ledian Memushajt
09/10/2016 22:09-Goli i Nolitos
https://twitter.com/HQFootball2016/status/785210026176684033
09/10/2016 22:06-Spanja dyfishon epërsinë, tani është 2-0
63' Nolito ka shënuar gol pas vetëm tre minutave nga inkuadrimi i tij në fushë. Goli erdhi pas një kalimi të lehtë që i bëri Elseid Hysajt
09/10/2016 22:04-Goli i Diego Costas
09/10/2016 22:02-Spanja kryen zëvendësimin e parë
60' Vitolo largohet nga loja për t'i bërë vend Nolitos
09/10/2016 21:59-Vjen goli i parë i takimit, Shqipëri 0-1 Spanjë
55' Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa ka shënuar pas asistimit të David Silvas. Vlen të theksohet se goli erdhi pas një topi të gabuar të portierit Berisha, i cili ia mundësoi aksionin.
09/10/2016 21:52-Një mbrojte perfekte në pjesën e parë

09/10/2016 21:48-Shqipëria hyn në pjesën e dytë me një zëvendësim
46' Naser Aliji e ka zëvendësuar Ermir Lenjanin në pozitën e mesfushorit të majtë
09/10/2016 21:43-Tifozëria në pjesën e parë ishte fantastike
09/10/2016 21:40-Nuk ishte aspak një pjesë e lehtë për Iniestan
09/10/2016 21:38-Takimi tjetër në Grupin G
Italia është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Maqedonisë.
[related-to url="https://telegrafi.com/italia-kalon-ne-epersi-ndaj-maqedonise-video/"]
09/10/2016 21:35-Takimi i trajnerëve
Julen Lopetegui dhe Gianni De Biasi, por cili do të fitojnë këtë takim, kjo mbetët të shihet në 45 minutat e dytë.
09/10/2016 21:32-Përfundon pjesa e parë
Pjesa e parë përfundon pa gola 0-0
09/10/2016 21:32-Pique në rolin e sulmuesit
Por, aty është Ansi Agolli, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45-të.
09/10/2016 21:30-Diego Costa vazhdon të jetë në kërkim të golit
Por, spanjolli ka qenë i neutralizuar nga mbrojtësit shqiptar.
09/10/2016 21:28-37' Posedimi i topit: Shqipëria 27%-73% Spanja
09/10/2016 21:27-Hysaj po tregon se është një lojtar klasi
Përballja mes Elseid Hysajt dhe Andres Iniestas...
09/10/2016 21:21-Kërcënimi i parë nga Shqipëria
35' Odise Roshi provon me një goditje të fortë nga distanca fluturimthi, por topi shkon shumë pranë portës
09/10/2016 21:15
30' Shqipëria ende nuk ka gjuajtur në portën e David De Geas, por po bën një lojë të organizuar mirë në mbrojtje dhe mesfushë
09/10/2016 21:12-Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë takim
25' Thiago Alcantara është ndëshkuar nga gjyqtari pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Elseid Hysajt
09/10/2016 21:08-Koke - Vitolo vs Xhaka - Agolli
09/10/2016 21:04-Vitolos nuk besohet se ajo goditje u mbrojt nga Berisha
Edhe një herë Berisha tregon kualitetet e tij...
09/10/2016 21:03
18' Etrit Berisha bën mrekulli, pret goditjen e fortë dhe të saktë të Vitolos në cepin e majtë të portës së tij. Goditja erdhi nga 16 metra.
09/10/2016 20:57
11' Spanja shumë afër golit, por goditjen e Kokes nga afërsia e pret portieri Etrit Berisha
09/10/2016 20:56
10' Shqipëria rrezikon me anë të një kundërsulmi, por në fund Balaj nuk arrin të godas topin me kokë
09/10/2016 20:52-Shkallët e stërmbushura të 'Loro Boriçit' nuk ndalin dëshirën e madhe për të shikuar Shqipërinë
Tifozë të shumtë edhe në ndërtesat që rrethojnë stadiumin në Shkodër.
09/10/2016 20:51
5' Iniciativë e lehtë e Spanjës në pesë minutat e para të takimit
09/10/2016 20:50-Asnjë vend i lirë në 'Loro Boriçi'. Atmosfera pritet të jetë e madhe.
09/10/2016 20:45
1' Fillon ndeshja
09/10/2016 20:44-Momente nga intonimi i himneve
09/10/2016 20:41-Shqipëria dhe Spanja dalin në fushë
09/10/2016 20:39-Një tjetër fotografi e "Loro Boriç it' të stërmbushur
09/10/2016 20:38-Loro Boriçi' i mbushur për takimin ndaj Spanjës
09/10/2016 19:49-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Spanjë
Kombëtarja shqiptare dhe ajo spanjolle kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Shqipëria dhe Spanja do të ndeshen mes vete në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin G, në kuadër të kualifikimeve të botërorit ‘Rusia 2018’.
Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi dhe ai i Spanjës, Julen Lopetegui kanë vendosur të luajnë me formacionet që ata mendojnë që janë fituese.
Kjo pasi, dëshirojnë që nga ky takim të dalin me sa më shumë pikë, në mënyrë që në vazhdim kualifikimi të jetë më i lehtë.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Mavraj, Xhimshiti, Agolli; Lila, Memushaj, Xhaka; Lenjani, Balaj, Roshi.
Spanja: De Gea; Ramos, Piqué, Monreal; Iniesta, Busquets, Koke, Thiago; Silva, Diego Costa, Vitolo.
09/10/2016 19:04-Efektivët policorë bëjnë kontrolle anti-eksploziv në ‘Loro Boriçi’
Mbi 1200 efektivë të RENEA-s, FNSH-së dhe Policisë Shkodër janë të angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Spanjë që do të luhet sonte në orën 20:45 në “Loro Boriçi”.
Pak orë para zhvillimit të ndeshjes, drejtuesit e policisë kanë mbajtur një mbledhje në mjediset e brendshme të stadiumit, ku të pranishëm ishin shumë efektivë.
Mbledhjen e gjatë nuk e kanë penguar as reshjet e shiut dhe as temperaturat e ulëta.
Më herët, policia kishte bërë kontroll të mjediseve të stadiumit me qen anti-eksploziv, ndërsa ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit.
09/10/2016 18:24-Salihi përkrah kombëtaren: Shkodra, sot në festë (Foto)
Sulmuesi i Skënderbeut ka shënuar 11 gola me fanellën kuqezi dhe nuk është ftuar, pasi para tij u preferua Edgar Çani.
Megjithatë, ditën e sotme shkodrani duket i gëzuar në prag të ndeshjes me Spanjën, teksa ka lënë një postim në profilin e tij në ‘Facebook’.
“Sot Shkodra në festë, Shqipnia luan një ndeshje të madhe në stadiumin tem. Forca Shqipëria”, ka shkruar Salihi në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.
09/10/2016 17:40-Siguria do të jetë maksimale në stadiumin ‘Loro Boriçi’ (Video)
Ndërsa pritet që rreth orës 20:45 të mbrëmjes së sotme të luhet ndeshja Shqipëri-Spanjë, më shumë se një mijë forca policore kanë marrë porositë e fundit para ndeshjes në “Loro Boriçi”.
Video më poshtë, është filmuar rreth orës 16;00 në stadium, aty ku policët janë rreshtuar për të marrë urdhrat e fundit.
Ndërsa pritet që nga momenti në moment tifozët të hyjnë në stadium, bie në sy koha shumë e keqe në Shkodër, me shi të vazhdueshëm.
09/10/2016 17:09-Shqipëria me statistika të tmerrshme nga ndeshjet me Spanjën (Foto)
Kombëtarja e Shqipërisë luan sot ndaj Spanjës, një kundërshtar i frikshëm për kuqezinjtë.
Shqipëria dhe Spanja janë takuar pesë herë në mes vete, para ndeshjes së sotme që është e gjashta.
Nga këto pesë takime të mëparshme me ‘Furia Roja’, kombëtarja kuqezi ka statistika të tmerrshme.
Kjo pasi, nuk ka asnjë fitore dhe asnjë barazim, duke bërë pesë fitoret t’i takojnë kombëtares spanjolle.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi Shqipëria ka arritur nga pesë takimet t’i shënoj vetëm dy herë, për dallim nga Spanja që ka gjetur plot 24 herë portën. /Telegrafi/
09/10/2016 16:28-“Do të fitojmë me golin e Roshit”
Pasi mungoi në stadiumin ku u bë idhull për gjashtë muaj dhe shpëtimtar i skuadrës vendëse, Armando Sadiku në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon emocionet e tij nga shtrati i spitalit, kur shihte që shokët e Kombëtares ia dolën të merrnin tri pikë në Lihtenshtejn.
Sipas sulmuesit kuqezi, këtë herë do të jetë Roshi që do të vendosë gjithçka në këtë takim dhe Shqipëria të dalë me triumf nga ky 90-minutësh.
“Fitojmë në këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0 dhe do të shënoi gol Odise Roshi”, deklaroi Sadiku.
09/10/2016 16:26-Tifozët kanë filluar të mblidhen në Shkodër
Shiu po afron me shpejtësi dhe qielli mbi Shkodër është i zi, por tifozët nuk kanë frikë.
Nga Tirana e deri në Shkodër ka gjithë ditën që nxitojnë makina me flamuj kuqezi, ndërsa trafiku nuk ka pasur probleme, edhe për shkak të masave të rrepta të policisë, që ka vendosur policë rrugorë kudo.
Shqiptarë nga gjithë Europa po presin me padurim fillimin e një sfide që ngjall emocione të veçanta, sepse kurrë më parë nuk kemi qenë kaq mirë dhe kurrë më parë nuk i kemi pritur rivalët si të barabartë, me vetëdijen se pas Europianit shumë dinjitoz tashmë nuk jemi aq inferiorë sa mendonim dhe se të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha.
Moti i keq rrezikon të përsëritë sfidën Shqipëri-Maqedoni, por për momentin askush nuk e mendon këtë gjë dhe të gjithë duan të festojnë, pasi fundja deri sa të nisë ndeshja kundër Spanjës jemi ende ne të parët e grupit.
09/10/2016 16:23-Alcantara e sheh konkurrent edhe Shqipërinë, jo vetëm kombëtaret e mëdha
Thiago Alcantara ka folur në konferencën për shtyp para takimit të nesërm ndaj Shqipërisë.
Mesfushori i Bayern Munich është paraqitur në konferencë së bashku me trajnerin e tij, ku e ka cilësuar edhe Shqipërinë si konkurrent të fortë, pasi sipas tij nuk ka më kombëtare të vogla.
“Kuptohet se në ditët e sotme nuk janë vetëm ekipet e mëdha konkurrentet kryesor”, ka thënë fillimisht Alcantara në konferencën për shtyp.
“Edhe ekipe tjera si Shqipëria dhe të tjera që kanë përmirësuar futbollin janë konkurrent”, ka thënë Alcantara.
Ndryshe, ndeshja në mes dy kombëtareve do të zhvillohet të dielën në ‘Loro Boriçi’ duke filluar nga ora 20:45. /Telegrafi/
09/10/2016 16:22-Lopetegui kërkon maksimumin e futbollistëve ndaj Shqipërisë
Julen Lopetegiu ka folur në konferencën për shtyp para takimit të nesërm(diel) ndaj Shqipërisë në ‘Loro Boriçi’.
Kombëtarja e Shqipërisë e pret në shtëpi Spanjën në takimin e tretë të Grupit G në kuadër të kualifikimeve të botërorit ‘Rusia 2018’, teksa trajneri iberik pret një ndeshje të vështirë, ashtu sikurse ajo ndaj Italisë.
“Kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër Italisë. Do të shohim kush do të luan”, ka thënë Lopetegiu në konferencë për shtyp.
“Sergio Roberto ka pas një lëndim, por do ta shohim a do të luaj”.
“Sa i përket fushës, është ajo që është, ne do të japim maksimumin kundër Shqipërisë”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi/
09/10/2016 16:20-De Biasi: Do provojmë një rezultat pozitiv, por do jemi të detyruar të mbrohemi
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në konferencën për media ndaj Spanjës.
Me këtë rast tekniku italian ka thënë se do bëjmë një lojë mbrojtëse, jo për nga dëshira, por se jemi ‘të detyruar’ nga loja sulmuesi e kundërshtarit.
“Mendoj se ky grup lojtarësh ka kapacitet për të dhënë më tepër. Jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e Spanjës, por ne do të luajmë më të gjitha shanset për të marrë rezultat pozitiv”.
“Nuk e di nëse do të kemi një autobus aq të madh sa të mbulojë të gjithë portën. Për më tepër do të nevojitej një autobus pa rrota, sepse rrezikon që edhe në atë pak hapësirë që ekziston, ta pësosh”, ka deklaruar De Biasi.
“Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk është çështje zgjedhjeje, por diçka e tillë të imponohet nga loja e kundërshtarit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
09/10/2016 16:17-De Biasi i befason të gjithë me formacionin ndaj Spanjës
Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi di t’i befasojë të gjithë tifozët me zgjedhjet e tij.
Mjafton ta rikthejmë memorien në Kampionatin Evropian kur largoi nga loja Arlind Ajetin dhe inkuadroi Frederik Veselin gjë që ky ndërrim bëri që Franca ta mposhtë Shqipërinë, pasi Veseli nuk arriti të ambientohet fare në fushë.
E befasitë nuk mungojnë edhe ndaj Spanjës, teksa ka çuditur të gjithë duke lënë në bankë mesfushorin më të mirë shqiptar Amir Abrashin dhe pozitën e tij ia ka besuar Andi Lilës.
Ndërkohë përkrah tij do të jenë edhe Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj ndërsa nuk do të ketë vend as për Burim Kukelin.
Në krahun e majtë Jahmir Hyka pritet të ulet në bankë dhe pozitën e tij ta marrë Ermir Lenjani, ndërsa në të djathtë si gjithmonë Odise Roshi.
Reparti i sulmit edhe pse kishte një balotazh mes Sokol Cikalleshit dhe Bekim Balajt, ky i fundit ka triumfuar pas dy golave në dy ndeshjet e fundit.
Ansi Agolli do ta zëvendësojë Naser Alijin dhe ky është ndryshimi i vetëm në mbrojtje, pasi Gjimshiti dhe Mavraj do të jenë në qendër dhe në të djathtë Elseid Hysaj.








































































