Paraqitje e mirë e Kosovës, por pëson me dy gola nga Spanja – të gjitha detajet e ndeshjes

- 08/09/2021 22:49-Situata aktuale në Grupin B
- 08/09/2021 22:37-Statistikat e ndeshjes
- 08/09/2021 22:34-Përfundon ndeshja: Kosova 0-2 Spanja
- 08/09/2021 22:29-Kosova 0-2 Spanja
- 08/09/2021 22:27
- 08/09/2021 22:25
- 08/09/2021 22:23
- 08/09/2021 22:22
- 08/09/2021 22:19
- 08/09/2021 22:18
- 08/09/2021 22:14
- 08/09/2021 22:12
- 08/09/2021 22:07
- 08/09/2021 22:04
- 08/09/2021 21:58
- 08/09/2021 21:53-Shans i humbur
- 08/09/2021 21:52
- 08/09/2021 21:51
- 08/09/2021 21:49
- 08/09/2021 21:46-Fillon pjesa e dytë
- 08/09/2021 21:41-Besa besë' - atmosfera dhe koreografia mbresëlënëse e Dardanëve
- 08/09/2021 21:36-Statistikat e pjesës së parë
- 08/09/2021 21:30-Përfundon pjesa e parë
- 08/09/2021 21:28
- 08/09/2021 21:20
- 08/09/2021 21:18-GOL!
- 08/09/2021 21:12
- 08/09/2021 21:08
- 08/09/2021 21:01
- 08/09/2021 20:56
- 08/09/2021 20:55
- 08/09/2021 20:50
- 08/09/2021 20:49
- 08/09/2021 20:45-Nis ndeshja
- 08/09/2021 20:44-“Welcome to Republic of Kosova”, koreografia fantastike e “Dardanëve”
- 08/09/2021 20:44-Intonohen himnet, skuadra janë gati
- 08/09/2021 20:35-Skuadrat kryejnë nxehjen, gati për ndeshje
- 08/09/2021 20:29-Yjet e xhudos së Kosovës të pranishëm në stadium
- 08/09/2021 20:26-Greqi – Suedi, ndeshja tjetër e këtij grupi
- 08/09/2021 20:14-"Dardanët" kanë zënë vendin e tyre në lindje
- 08/09/2021 20:07-Lojtarët e Kosovës, komod dhe me buzëqeshje zbarkojnë në fushë
- 08/09/2021 19:51-Yjet e Spanjës shkelin tapetin në "Fadil Vokrri", Morata takon Muriqin
- 08/09/2021 19:49-Spanja publikon pamje nga dhomat e zhveshjes
- 08/09/2021 19:45
- 08/09/2021 19:39-Përballjet direkte
- 08/09/2021 19:38-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit
- 08/09/2021 19:22-Formacionet zyrtare
- 08/09/2021 19:05-Situata në Grupin B
- 08/09/2021 18:58-Falënderimi i kreut të Federatës spanjolle
- 08/09/2021 18:55-Deklarata e Luis Enrique
- 08/09/2021 18:54-Deklarata e Pablo Sarabia
- 08/09/2021 18:51-Deklarata e Hadërgjonajt
- 08/09/2021 18:50-Deklarata e Challandes
- 08/09/2021 18:47-Formacioni i mundshëm i Kosovës
- 08/09/2021 18:46-Formacioni i mundshëm i Spanjës
Kosova ka qenë nikoqire e Spanjës në një tjetër ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror.
La Roja arriti fitore prej 2-0 ndaj Dardanëve, të cilët bënë përpjekje maksimale dhe patën raste të shumta, por nuk ia dolën t'i konkretizonin.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për përballjen Kosova 0-2 Spanja.
08/09/2021 22:49-Situata aktuale në Grupin B

08/09/2021 22:37-Statistikat e ndeshjes


08/09/2021 22:34-Përfundon ndeshja: Kosova 0-2 Spanja
Kosova ka pësuar humbje prej 2-0 nga Spanja në "Fadil Vokrri", në ndeshje e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Dardanët bënë paraqitje të mirë krijuan raste fantastike shënime, mirëpo nuk arritën të realizonin.
08/09/2021 22:29-Kosova 0-2 Spanja
88' Gjyqtari anulon golin e Ferran Torres për pozitë jashtë loje, por konsultohet VAR-i. Në rishikimet e dhomës së VAR-it pranohet goli dhe Spanja është në epërsi prej 2-0.
08/09/2021 22:27
86’ Largohen Marcos Llorente dhe Sergio Reguilon, inkuadrohen Mikel Merino dhe Raul Albiol.
08/09/2021 22:25
84’ Situatë e rrezikshme në dëm të Kosovës, mirëpo përfundon për të mirën tonë.
08/09/2021 22:23
82’ Shanset nuk kanë të ndalur, por na mungon konkretizimi.
08/09/2021 22:22
80’ Tjetër mundësi për Kosovën, Simon mbron goditjen e Zymer Bytyqit.
08/09/2021 22:19
78’ Përpjekje me kokë nga Sergio Reguilon, por intervenon Muric.
08/09/2021 22:18
77’ Sërish presion nga nikoqirët, megjithëse na mungon finalizimi.
08/09/2021 22:14
73' Harkim i Bytyqit, por asnjëri nga lojtarët e Kosovës, as Rashani e as Muriqi, nuk arrijnë ta fusin topin në rrjetë.
08/09/2021 22:12
72’ Alvaro Morata lëshon fushën, në vend të tij inkuadrohet Pablo Sarabia.
08/09/2021 22:07
66’ Akoma pa ide të qarta për të arritur te goli i barazimit, derisa ndërpritet një aksion i Adama Traores në anën tjetër.
08/09/2021 22:04
63' Kosova është duke qarkulluar topin duke tentuar që të ndërtojë aksione më të gjata.
08/09/2021 21:58
57’ Përpjekje të vazhdueshme dhe goditje nga distanca, por Simon mbron goditjen e Loshajt edhe pse portieri spanjoll kishte dalë nga porta.
08/09/2021 21:53-Shans i humbur
53' Muriqi i vetëm në aksion dhe përballë portierit, por godet jashtë porte.
08/09/2021 21:52
51' Harkim i mirë në zonë, por topi nuk arrin te Muriqi.
08/09/2021 21:51
50' Kosova në një situatë defesnive, porse gjithçka kalon mirë.
08/09/2021 21:49
48' Rashica me një tjetër mundësi fantastike, por nuk arriti ta shfrytëzonte daljen e portierit kundërshtar.
08/09/2021 21:46-Fillon pjesa e dytë
Ka filluar pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës në stadiumin "Fadil Vokrri".
Dardanët janë në disavantazh dhe do të përpiqen t'i ndryshojnë gjërat në fraksionin e dytë.
08/09/2021 21:41-Besa besë' - atmosfera dhe koreografia mbresëlënëse e Dardanëve
08/09/2021 21:36-Statistikat e pjesës së parë


08/09/2021 21:30-Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra mysafire ka shkuar në pushime me epërsi me golin e Pablo Fornals në minutën e 32-të.
08/09/2021 21:28
43' Laporte gjuan me kokë, goditja përfundon jashtë/
42' Carlos Soler gjuan nga 30 metra, por Aro Muriv mbron.
08/09/2021 21:20
35' Morata gjuan nga distanca, jashtë mbi portë.
08/09/2021 21:18-GOL!
32’ Spanja shënon në rastin e parë serioz. Pablo Fornals gjen rrjetën për 1-0.
08/09/2021 21:12
26' Vedat Muriqi gjuan me kokë, topi shkon mbi portë.
08/09/2021 21:08
22' Spanja merr posedimin e topit, Kosova po punon në kundërsulme.
08/09/2021 21:01
14' Elbasan Rashani vepron bukur, gjuan nga 20 metra, topi shkon ngjitur me shtyllën.
08/09/2021 20:56
9' Rashica sërish i vetëm me portierin Simon. Tenton ta kalojë, por Simon lexon situatën. Ishte edhe pozitë jashtë loje. Kosovë e rrezikshme në këtë fillim.
08/09/2021 20:55
8' Spanja kundërpërgjigjet, por Aro Muric, nuk lejon topin ta kalojë.
7' Rashica në kundërsulm, por shtyn topin shumë dhe ia dhuron portieri Simon. Rast i jashtëzakonshëm.
08/09/2021 20:50
5' Kundërsulm shumë i mirë i Kosovës. Vedat Muriqi as nuk gjuan as nuk pason, duke u ngatërruar me topin.
08/09/2021 20:49
4' Laporte gjuan, por jashtë. Spanja rrezikon e para.
08/09/2021 20:45-Nis ndeshja
1' Spanja luan me topin e parë.
08/09/2021 20:44-“Welcome to Republic of Kosova”, koreografia fantastike e “Dardanëve”
Dardanët kanë përgatitur një koreografi, para ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës.
Flamuri ynë dhe me mbishkrimi “Welcome to Republic of Kosovo”, janë mirëpritur mysafirët.
08/09/2021 20:44-Intonohen himnet, skuadra janë gati
Janë intonuar himnet e Spanjës dhe Kosovës, para ndeshje. Tani gjithçka i mbetet fushës.
08/09/2021 20:35-Skuadrat kryejnë nxehjen, gati për ndeshje
Kosova dhe Spanja, kanë kryer nxehjen para ndeshjes.
08/09/2021 20:29-Yjet e xhudos së Kosovës të pranishëm në stadium
Yje e xhudos kosovare, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, do të jenë të pranishëm në stadium.
08/09/2021 20:26-Greqi – Suedi, ndeshja tjetër e këtij grupi
Greqia do të pres Suedinë në një ndeshje tjetër të këtij grupi.
Suedia ka 9 pikë nga 3 ndeshje dhe shihet si favorit për vendin e parë në grup.
08/09/2021 20:14-"Dardanët" kanë zënë vendin e tyre në lindje
"Dardanët" kanë zënë vendin e tyre në lindje, para ndeshjes me Spanjën.
08/09/2021 20:07-Lojtarët e Kosovës, komod dhe me buzëqeshje zbarkojnë në fushë
Pas lojtarëve të Spanjës edhe ata të Kosovës, kanë zbritur në fushë për të parë gjendjen e saj.
Aty kishte edhe takime me lojtarët spanjoll dhe ai mes dy presidentëve të dy federatave.
08/09/2021 19:51-Yjet e Spanjës shkelin tapetin në "Fadil Vokrri", Morata takon Muriqin
Skuadra e Spanjës ka zbarkuar në tapetin e gjelbër në "Fadil Vokrri", së bashku me trajnerin Luis Enrique.
Aty u pa edhe një takim i përzemërt i dy sulmueseve kryesorë, të të dy skuadrave, Vedat Muriqit dhe Alvaro Moratas.
Dyshja luajnë në Serie A.
08/09/2021 19:49-Spanja publikon pamje nga dhomat e zhveshjes
Spanja ka arritur në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ka publikuar foto nga zhveshtoret.
08/09/2021 19:45
Dy skuadrat takohen për herë të dytë me njëra-tjetrën, ndërsa takimin e parë e kishte fituar Spanja në muajin mars me rezultat 3-1.
08/09/2021 19:39-Përballjet direkte

08/09/2021 19:38-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

08/09/2021 19:22-Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Kosovës: Muric; Hadërgjonaj, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda; Rashani, Loshaj, Dresevic, Bytyqi; Rashica, Muriqi.
Formacioni startues i Spanjës: Simon; Reguilon, Laporte, I. Martinez, M. Llorente; Koke, S. Busquets, Soler; Fornals, Morata, F. Torres.
08/09/2021 19:05-Situata në Grupin B

08/09/2021 18:58-Falënderimi i kreut të Federatës spanjolle
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe ai i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, janë takuar sot në prag të ndeshjes Kosovë – Spanjë.
Me këtë rast, Rubiales e ka falënderuar Ademin për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore në Kosovë, si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.
Ai ka thënë se e gjithë ekspedita spanjolle janë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit në hotel, por edhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve me të cilët janë takuar, shkruan faqja zyrtare e FFK-së.
Të dy presidentët shprehën bindjen për një lojë të fortë dhe korrekte.
Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
10 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzim.
08/09/2021 18:55-Deklarata e Luis Enrique
“Përshëndetje të gjithëve. Pikë së pari dua të them se është atmosferë e mirë, njerëzit janë shumë të mirë, na kanë mirëpritur. Ne nuk kemi probleme këtu, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe nuk merremi me çështje politike”, ka thënë Enrique në konferencë për shtyp.
Sipas ish-trajnerit të Barcelonës, Kosova luan futboll sulmues, për dallim nga ekipet e tjera kombëtare që janë në grup.
“Më pëlqen mënyra se si luan Kosova, është e ngjashme me ne, pasi mundohet të luajë në mënyrë sulmuese me topin në posedim. Dallon prej ekipeve tjera në grup, sepse sulmon dhe mbrohet mirë. Ne duhet të jemi të gatshëm, të përgatitur, sepse kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.
“Është vështirë të fitosh ndeshjet në këto kualifikime dhe të mërkurën do të jetë njëra prej ndeshjeve më të vështira në grup”.
“Nuk do të rrezikojmë dhe lojtarët që nuk mund të luajnë, nuk do të paraqiten kundër Kosovës. Kosova është ekip i guximshëm. Meriton më shumë pikë sesa që ka aktualisht në grup. Do të na vështirësojë shumë gjërat”, ka thënë Enrique.
08/09/2021 18:54-Deklarata e Pablo Sarabia
“Unë pres një lojë kundër një kundërshtari të tërhequr, ku ne do të duhet të kemi një shkallë të lartë të qarkullimit të topit, duke përfituar nga krahët për të krijuar mundësi. Unë mendoj se ne do të luajmë kundër një ekipi mjaft mbrojtës”.
“Unë do të përpiqem të ndihmoj ekipin, të krijoj raste për gol, që mendoj se është roli im si një lojtar sulmues”.
“Objektivi i parë është të fitojmë dhe të marrim tre pikët. Ne duhet të bëjmë një lojë të madhe dhe mendoj se kjo është një nga virtytet që kemi. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë ashtu siç jemi”.
“Ekipi kombëtar spanjoll ka lojtarë shumë të mirë dhe do të jetë një garë shumë e shëndetshme dhe e bukur. Çdo skuadër do t’i donte këta lojtarë. Askujt nuk i garantohet pozita”.
“Është e mundur që ata të na bëjnë presion, por ne shpresojmë të dalim nga kjo dhe të bëjmë lojën. Mendoj se dominimi i posedimit të topit është një nga armët tona të mëdha”, ka thënë Sarabia.
08/09/2021 18:51-Deklarata e Hadërgjonajt
“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, shumë e madhe, e dimë se çfarë ekipi do ta kemi përballë. Një prej më të mirëve në botë, kanë fituar dy apo tre trofe në vitet e fundit. Jemi duke e pritur me gëzim, që të tregojmë vetëm dhe do të jemi në fushë në maksimum”.
“Besoj që momenti i mirë është loja, jo rezultatet. Kemi arritur të bashkohemi si ekip. Ajo si funksionoi. Katër pikë na japim vetëbesim, dhe e dimë se si mund të luajmë. Shpresoj që lojtarët që janë me lëndime, të jene gati dhe të bëjmë një lojë të mirë”.
“Pozicioni? E kam thënë edhe më parë, jo veç me la gojë. Unë vij këtu me gjithë dëshirë, nuk ka rëndësi, a luaj a mbrojtës i djathtë, apo i majtë, apo mesfushor, nuk ka problem. Nuk mendoj shumë se ku luaj, mendoj të jap maksimumin”.
“Nëse mendojmë që nuk arrijmë pikë, nuk do të futeshim nesër në lojë. E dimë si kemi luajtur në Sevilla kemi humbur 3-1, dhe nuk kemi luajtur keq. Kualitetin e Spanjës e dinë të gjithë. Ne i bëjmë analizat me stafin, është rasti, ne për atë luajte futboll, me arriti fitore historike”, ka thënë Hadërgjonaj.
08/09/2021 18:50-Deklarata e Challandes
“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara”.
“Përballja me Spanjën është e vështirë, e them me shaka nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që Spanja të mos luajë në grupe. Është kundërshtarë shumë i fortë. Loja e tyre ka kompontente, që është posedimi i topit dhe presioni i madh”.
“Ne do provojmë të japim më të mirën si çdo kush tjetër siç bëri Suedia që nuk e kishte posedimin, por ia doli t’i marrë tre pikët”
“Lojtarët duhet ta kuptojnë që do të luajnë kundër lojtarëve më të mirë në botë”.
“Me përballje me kundërshtarë si Spanja, nuk ka rëndësi si luajmë ne, pasi është e pamundur që ta kesh topin në posedime. Do të mundohemi gjatë ndeshjet të bëjmë aksione, të ndërrojmë, ndaj Spanjës kanë vështirës të gjithë. Nuk mund të them se do të jemi më ofensiv apo defensiv”, ka thënë Challandes.

























































