LAJMI I FUNDIT:

Lista origjinale e Schindlerit shitet për një 1.5 mln funte

Lista origjinale e Schindlerit shitet për një 1.5 mln funte

Lista e industrialistit të njohur gjerman Oskar Schindler, i cili ua shpëtoi jetën shumë hebrenjve nga nazistët, është shitur në një ankand privat për 1.5 milionë funte.

Lista e vjetër dhe gati e fshirë e Schindlerit, e shkruar më 18 maj 1945, ka 13 faqe dhe në të gjenden nënshkrimet e 801 hebrenjve, datat e tyre të lindjes dhe profesioni.

Schindler, i cili e përpiloi këtë listë me ndihmën e ekonomistit të tij Itzakh Stern, vlerësohet si njëri ndër dokumentet më të fuqishme në botë. “Kjo është kopja e vetme në pronësi private”, tha Gary Zimet, i cili drejton faqen e internetit për tregtinë e sendeve me vlerë. /Telegrafi/