Lista me universitetet që do të mbyllen në Shqipëri

Vendimi është publikuar sot gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm vetë kryeministri dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, dhe ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend.
Kryeministri Rama nga ana e tij duke i cilësuar këto institucione si ‘skema piramidale’ shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.
“Më vjen keq për familjet që i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale dhe mashtruese. Se po të kishin bërë kontroll më parë në bazë të ligjit do kishin kursyer qindra milionë dollarë investime të prindërve”.
Ndërkohë qeveria parashikon që akreditimi i Universiteteve shqiptare të bëhet në dhjetor me një agjenci që do të vijë nga Britania e Madhe.
Propozim për mbyllje, fakultete publike
1.Akademia e Arteve Shkodër
2.Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
3.Filiali Sarandë
4.Filiali Peshkopi, UAMD
5.Filiali Pogradec, UK
6.Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
7.Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Universitete private për pezullim licence
1.Universiteti 'Kristal'
2. Universiteti 'Vitrinat'
3. Universiteti 'Justiniani I'
4. Universiteti 'AlbanianUniversity', i njohur më parë më emrin, 'UFO'



















































