LAJMI I FUNDIT:

Në “LISI M” gjeni të gjitha produktet që ju nevojiten për veturën tuaj (Video)

Në “LISI M” gjeni të gjitha produktet që ju nevojiten për veturën tuaj (Video)

 “LISI-M” u themelua në vitin 1976 nga Murteza Xërxa. Kompania filloi biznesin e tyre të shitjes së pjesëve të këmbimit për automjete në një dyqan të vogël në zemër të Gjakovës. Në fillim gama e produkteve ishte e vogël, ndërsa tregu ishte i kufizuar.

Gjatë luftës, kapitali i përgjithshëm që ishte fituar me një mund të madh u shkatërrua tërësisht.

Duke pasur aftësi të jashtëzakonshme si tregtar që iu bartën nga gjeneratat e mëparshme, Xërxa nuk u gjunjëzua, por përkundrazi në periudhën e pas-luftës, me një përkushtim të pashoq rinisi biznesin nga e para duke e drejtuar kompaninë “LISI-M” në nivele më të larta.

Në vitin 2001, Xërxa vendosi të merrte një hap të madh duke filluar shitjen e auto-aksesorëve.

Pas disa viteve, biznesi u zhvillua në një korporatë që tani dominon tregun për shitjen e auto-aksesorëv dhe auto kozmetikës me shumicë në Kosovë, duke lënë konkurrencën larg saj. Përvoja dhe dija që u fitua nga Xërxa tani është bartur tek tre djemtë e tij dhe është bërë një biznes familjar shembullor që ka vazhduar të rritet edhe më tej.

“LISI-M” tani ofron aksesorë/dekor/pajisje jo vetëm për automjete, por edhe për kamionë, motoçikleta dhe biçikleta.

Në vitin 2017, LISI-M krijoi një show room/auto market, i cili është i vetmi i këtij lloji në Ballkan duke zgjeruar edhe më tej gamën e produkteve me mbi 3000 artikuj të ndryshëm. Show roomi ndodhet 1 km prej rrethit të QMI-së në drejtim të Prishtinës dhe së fundi aty është ndërtuar edhe garazha e re në të cilën bëhet montimi i dritave, fshesave, senzorëve të parkingut, radiove, ledave të ndryshëm, altoparlanatave dhe aksesorëve tjerë.

“LISI-M” vazhdon të rritet çdo ditë dhe tani ka perfeksionuar secilin sektor duke përfshirë departamentin e depos, departamentin e shitjes, departamentin e importit dhe departamentin e marketingut me ndihmën e stafit të tyre të përkushtuar dhe të sofistikuar që kanë kontribuar gjatë viteve.

Tek “LISI-M”, mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet për ta kompletuar veturën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori