Lirohet personi që vrau motrën e tij në Viti

Apeli e ka pranuar si të bazuar, ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit në fjalë, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, PPR.Kr.nr.173/2015, të datës 04.11.2015.
L.Z. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale: “ Vrasje nga pakujdesia” sipas nenit 181, lidhur me nenin 23 paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprën penale: “Mbajtje nën pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”, nga neni 374.paragrafi 1, i te njëjtit kod.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, nga shkresat e lëndës rezulton se ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar, se ka kryer veprën penale në fjalë. Mirëpo konstatimi i gjykatës së shkallës se parë, se po te lihej në liri, ai mund të ndikoj në dëshmitarë nuk qëndron.
Kjo ngase dëshmitarët tashmë kanë dhënë deklaratat e tyre në polici, andaj nuk ekziston rreziku i ndikimit, aq me tepër kur te njëjtit janë familjarë të tij, dhe konform dispozitave ligjore, janë te liruar nga dhënia e dëshmisë.
“Po ashtu kjo gjykatë, vlerëson se është i pa qëndrueshëm edhe konstatimi tjetër i Gjykatës Themelore, se me gjetjen e të pandehurit në liri, vihet në pikëpyetje siguria e tij, ngase gjendja e tij emocionale është e renduar, meqë viktimën e ka pasur motër. Është pikërisht ky fakt që argumenton se gjendja emocionale e të dyshuarit do të jetë më e lehtë, në rrethana familjare, se sa në paraburgim, pasi që aty do të gjejë mbështetje morale, dhe do ketë përkujdesje që situatën ta kaloj më lehtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




















































