Mbrëmë në orët e vona në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, është mbajtur seanca e caktimit të masës së sigurisë për të arrestuarit, ku prokuroria kishte kërkuar që ndaj 10 të arrestuarve të caktohet masa e paraburgimit.

Por trupi gjykues aprovoi masën e paraburgimit vetëm për tre të arrestuar, raporton Veriu.info.


Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar Besa Domi, zëdhënëse e EULEX-it. “Gjykata mbrëmë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre persona, ndërsa të tjerët janë liruar të mbrohen në liri”, tha Domi.