Për tetë ditë me radhë, sheshi i Prishtinës u shndërrua në një arenë të gjallë dhe plot emocione, ku futbolli ishte më shumë se vetëm një lojë ishte një festë e komunitetit dhe një shfaqje e talentit.

Turneu “Lirimi Prishtina Tournament 2025” mblodhi bashkë fëmijë, të rinj e të rritur nga e gjithë zona për të garuar, argëtuar dhe krijuar kujtime të paharrueshme.


Atmosfera ishte elektrizuese, tribuna plot me shikues entuziastë, tinguj muzike dhe emocione të papërshkrueshme në çdo ndeshje.

Energjia pozitive ndihej në çdo cep të sheshit, ndërsa të gjithë ishin të bashkuar nga dashuria për sportin.

Dori Pharm u shpall kampioni i këtij edicioni, duke dëshmuar një performancë të jashtëzakonshme dhe një shpirt gare për t’u admiruar.

Por, përtej rezultateve, turneu kishte një qëllim më të madh, të promovojë vlerat e sportit, miqësinë, shëndetin dhe lojën e ndershme./Telegrafi/

telegrafi sport app