Lirim Zendeli është duke shijuar sukseset e njëpasnjëshme në Formula 3.
Piloti shqiptar që është pjesë e Trident Team, ka bërë të ditur se ai tani ka shansin që të garojë në Formula 2.
Në një njoftim në llogarinë e tij në Facebook, Zendeli bëri të ditur se ai do të ketë një fazë testuese në garën e dytë të elitës së sportit me makinat më të shpejta në botë.
“Shumë i entuziazmuar që do kem fazën testuese në F2 (Formula 2) për herë të parë për pak ditë dhe faleminderit nga Motor Sport për këtë mundësi”, ka shkruar ai.
Zendeli duket se shumë shpejtë do të garojë në Formua 2, mirëpo kjo fazë testuese për të në Bahrejni do të përcaktojë të ardhmen e tij.
Nëse piloti shqiptar arrin të kalojë me sukses fazën testuese në Formula 2, atëherë nga edicioni i ri mund të garojë aty. /Telegrafi/