Lirim Jakupi dënohet me gjashtë vite burg

Gjykatësi Viktor Pardal, duke shpallur aktgjykimin, tha se për tetë pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës, transmeton Koha .net.
Ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi, akuzohej nga EULEX-i për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator- dhjetor 2004.
Jakupi ishte arrestuar në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim.
Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar, së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.
Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë.





















































