Alberto Vincenzo Annese nuk do të jetë më trajner i Lirisë.

Kjo e fundit nuk e ka shijuar fitoren e parë në edicionin pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.


Arpagjik't kanë barazuar para shikuesve të vetë në Përparim Thaçi kundër Gilanit me rezultat 1:1.

auto Anesee1542234194

Kjo ka bërë që shumë tifozë t'i vërsulen zhveshtoret të ekipit që kërkonin largimin e trajnerit italian, i cili shihet si fajtor për gjendjen në klub.

"Mund ta konfirmoj se trajneri më nuk është pjesë e skuadrës. Rezultatet e dobëta kanë përkeqësuar situatën në klub", ka treguar një burim brenda klubit për Telegrafin.

Gjithashtu kryesia e klubit është duke shqyrtuar edhe largimin e disa prej futbollistëve të sjell gjatë afatit kalimtar të janarit, të cilët nuk kanë dhënë produktivitetin e duhur.

Kujtojmë se prizrenasit e nisën kampionatin me Bedredin Gjinalin për ta zëvendësuar me Gëzim Hasin dhe në fund, erdhi trajneri italian.

Ndryshe, Liria zë pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare. /Telegrafi/

telegrafi sport app