Lansimi i albumit të ri është shoqëruar me publikimin e versionit me tekst të këngës “Lost In The Echo” që tashmë i ka fascinuar fansat.

Në këtë album janë rreth 12 këngë dhe për dallim nga albumet “Hybrid Theory” dhe “Meteora”, mund të themi se kemi të bëjmë me një zhanër më shumë ‘rap-metal’, me një zhanër më të butë për dallim nga ‘heavy-metal’ që jemi mësuar ta shohim Linkin Park në dy albumet tjera të lartpërmendura.


Linkin Park është një prej rock grupeve më njohura në botë, që gjatë ekzistencës është ballafaquar me probleme të shumta. Është grupi i parë që ka një reper në strukturën e vet. /Telegrafi/