Krijuesit e hitit “Lost in the Echo” kanë filluar punën për albumin e tyre të gjashtë dhe deejay zyrtar Joe Hahn është shprehur i shokuar pozitivisht nga idetë që ka sjellë vokalisti.

“Në veçanti së fundmi, puna e Chesterit ka qenë e pabesueshme. Ai do të vijë në studio për t’i regjistruar këngët me disa gjëra që na bën të themi: “Si ka mundur të ndodhë kjo?”.


“Ai është definitivisht një njeri që ka shumë brenda tij dhe mund të thuani këtë edhe kur e shihni të performojë, se diçka duhet të dalë prej tij”.

“Suksesi është kulminacion i të gjashtë antarëve (Chester, Hahn, Rob Bourdon, Brad Delson, Dave Farrell dhe Mike Shinoda). Është përvoja jetësore që të gjithë ne e kemi. Sa më shumë gjëra që bëjmë në jetë, aq më shumë inspirohemi t’i bëjmë në këngë”, ka deklaruar Hahn për revistën RollingStone.

Linkin Park lanson remiks albumin më 29 tetor. Ai titullohet “Recharged”. /Telegrafi/