LAJMI I FUNDIT:

Linjë direkte ajrore Skandinavi – Prishtinë

Linjë direkte ajrore Skandinavi – Prishtinë

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtetet skandinave nuk do t’ju duhet më që t’i ndërrojnë aeroplanët për të ardhur në Kosovë, pasi që prej ditës së sotme një linjë direkte nga Gothetborg do të funksionojë për ta.

Kjo linjë e re është mundësuar nga kompania “Eurokoha” dhe “KosMac Travel Ab”, dhe do të qarkullojë një herë në javë gjatë ditës së martë.

Startimi i kësaj linjë është përshëndetur nga menaxhmenti i Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës. Drejtori i Përgjithshëm i këtij aeroporti, Agron Mustafa, tha se shtimi i linjave të reja kontribuon pozitivisht si për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë, ashtu edhe për ANP.

“Ne do t’i ofrojmë të gjitha shërbimet dhe do të mbështesim secilën linjë të re pasi është në dobi të udhëtarëve dhe të ANP-së. Do ta kenë mbështetjen tonë totale”, tha drejtori i ANP-së, Agron Mustafa.


Gjatë ditës së djeshme në këtë aeroport është përuruar linja e re Zagreb-Prishtinë,e cila do të fluturojë tre herë në javë.

Lidhur me lëshimin e linjës për Skandinavi, Naim Ejupi, pronar i “Eurokoha” tha se ka qenë më se e nevojshme. “Fillimisht po startojmë si një linjë sezonale me fluturime njëherë në javë, ndërsa me kalimin e kohës do të përpiqemi që ta kthejmë në një linjë të rregullt dhe rentabile. Falënderojmë menaxhmentin e ANP-së për mbështetjen që na ka dhënë”, tha Ejupi. /Telegrafi/