Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur nga Maqedonia, Lindon Berisha, është kthyer me projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë në skenë.
“Flm Klm” mban titullin kënga e tij më e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale me tekst e klip shumë të veçantë.
Projekti është punuar në muzikë dhe tekst nga vet Lindoni, gjersa klipi i është besuar produksionit nga Kosova, Imagine Films.
Miksimin dhe masterizmin e ka realizuar NABBOO, ndërsa për producimin është përkujdesur BINNAY.
Ky është projekti rikthyes i Berishës, i cili këtë vit siç shihet do jetë më aktiv dhe më i angazhuar në prurje të reja muzikore.
Këtë tanimë e gjeni në platformën digjitale, YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.
Telegrafi ndër tjerash ka përcjellë nga afër xhirimet e klipit të këngëtarit, dhe ju sjell në vazhdim disa fotografi nga prapaskenat. /Telegrafi/