Këngëtarja e njohur shqiptare e cila prej vitesh jeton në Amerikë, Linda Halimi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, përmes së cilave i njofton fansat me përditshmërinë e saj.


Së fundmi, me rastin e Shën Valentinit, këngëtarja me prejardhje nga Vitia publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive dhe provokuese në bikini.

Ajo vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, teksa në mbishkrimin e imazhit shkruante se ishte veshur qëllimisht kështu duke pritur bashkëshortin e saj të vijë.

"Duke pritur për Daddyn(i referohet burrit) që të vijë në shtëpi", shkroi këngëtarja Halimi në mbishkrimin e kësaj footgrafie.

Linda përndryshe vendosi t'i rikthehet muzikës vitin e kaluar duke konkurruar në festivalin Kënga Magjike, por që më pas për arsye jo shumë të njohura, ajo u tërhoq nga festivali para se të mbaheshin netët gjysmëfinale. /Telegrafi/