Këngëtarja e njohur Linda Halimi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Vitin e kaluar, ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “World”, ku performoi në gjysmëfinalen e parë, dhe më pas nuk arriti të kualifikohet në finale.


Por, ajo vazhdon të shfaqet me fotografi mjaft joshëse në rrjetet sociale teksa merr komente pozitive.

Në fakt, ajo ka publikuar dy fotografi të montuara në një gjersa shihet një dallim i madh sa i përket linjat trupore.

Në imazhin lartë shihet këngëtarja me peshën që kishte para nëntë vjetëve ndërsa në të poshtmen me linjat seksi trupore të ditëve të sodit.

"Njëherë e një kohë ... 2009-2018! Puna e vështirë, paguhet!!! Çelësi i çdo gjëje në jetë është mos heqja dorë edhe kur ajo dhemb! Dëshira juaj për sukses duhet të jetë më e madhe se sensi për t'u lënduar!", ka shkruar ndër të tjerash ajo në Instagram.

Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të publikohen shumë shpejt. /Telegrafi/