LAJMI I FUNDIT:

Limuzina e gjatë 11 metra

Limuzina e gjatë 11 metra

Në bregun jugor të lumit Thames, në Londër, firma Nissan ka ekspozuar limuzinën e vet të gjatë 11 metra, të punuar nga automobila të vjetër.

Firma Nissan në këtë mënyrë ka dashur të promovojë vendimin e autoriteteve britanike për t’iu mundësuar qytetarëve të ndërrojnë automobilat e vjetër me modelet e reja të Nissan-it.

Nëse shoferi deri më 1 maj blen një model të automobilit Nissan të punuar në Britani, do të fitojë së paku 2.000 funte lirim në shkëmbim me një automobil të vjetër prej tetë deri në dhjetë vjet.

Rreth 3000 modele Nissan Micra janë porositur për këtë skemë të re “ndërro të vjetrën me të renë”.


Përzierja e shumëngjyrshme e limuzinës së Nissan-it e cila duket si të jetë punuar me dorë bëri shumë fëmijë të qeshin ndërsa kalimtarët e rastit fotografoheshin afër tij. /Telegrafi/