Sipas ekspertëve shëndetësorë, rrezikun e vdekjes së parakohshme mund ta ulni duke ngrënë një dietë të shëndetshme, të balancuar e cila përfshin të paktën pesë porcione me pemë perime në ditë.
Edhe ushtrimet e rregullta fizike janë kruciale për ta rritur jetëgjatësinë. Çdo njeri duet të përpiqet të ushtroj të paktën 150 minuta në javë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, edhe ndryshimet e vogla në dietë mund të kenë ndikim në atë se sa vite do të jetoni.
Sipas zbulimeve të reja, thuhet se konsumimi i limonëve mund t’ju ndihmojë ta shmangni vdekjen e parakohshme, si dhe njëkohësisht ta forconi sistemin e imunitetit.
Limonit mund ta përmirësojnë sistemin e imunitetit pasi që përmbajnë sasi të larta të vitaminës C.
Vitamina C nevojitet nga qeliza të caktuara imunitare për t’u ndihmuar t’i luftojnë sëmundjet.
Gjithashtu, vitamina C nevojitet edhe për ta absorbuar hekurin – nutrient që nevojitet për shërimin e plagëve.
Kështu, ekspertët thonë se vitamina C është nutrient vital për ta mbajtur sistemin e imunitetit në formë tip-top, e limonët janë të mbushura me këtë vitaminë. /Telegrafi/