LAJMI I FUNDIT:

Limaj uron qytetarët për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Limaj uron qytetarët për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lideri i Nismës thotë se ky është një lajm shumë i mirë për vendin, transmeton Telegrafi.

“Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një lajm shumë i mirë për vendin. Përgëzoj grupet parlamentare që konform përgjegjësive që kanë, sot i dhanë dritën jeshile miratimit këtij ligji të rëndësishëm, me qëllim që tu ofrojmë qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e domosdoshme në këtë kohë të vështirë pandemie.
Ky ligj mundëson që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë”, ka shkruar Limaj në Facebook.


Limaj ka shkruar se “Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me covid-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori