Limaj: Urime Luginë, tani zëri juaj do të dëgjohet më fuqishëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet parlamentare serbe.
Limaj ka thënë se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje ai ka shkruar se tani zëri i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të dëgjohet edhe më shumë në Kuvend përmes deputetëve shqiptarë të zgjedhur.
“Urime Luginë për këtë të arritur të madhe”.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































