Limaj takon gjeneralin kroat Ante Gotovina

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar në Zagreb gjeneralin kroat Ante Gotovina.
Limaj, përmes një posrimi në Facebook, ka thënë se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë.
Postimi i Limajt:"Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina. Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë. Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona. Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi", ka shkruar Limaj. /Telegrafi/














































