LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i sakrificës nga gjenerata të tëra

Limaj: Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i sakrificës nga gjenerata të tëra

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, Pavarësinë e Kosovës e ka cilësuar si kurorëzim të përpjekjeve nga gjenerata të tëra për popullin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Limaj ka thënë se 11 vjetori i Pavarësisë, është ëndër e shumë gjeneratave.

“Sot bëhen 11 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është kurorëzim e përpjekjeve dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr. Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendit”, ka shkruar Limaj.


Ai tutje ka thënë se Kosova, do të jetë përherë mirënjohëse ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar në ditët më të vështira.

“Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë. 11-vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me Ushtri.
Në këto 11 vite kemi arritur suksese të mëdha, por jemi përballur edhe me shumë sfida të cilat i kemi kaluar bashkërisht me miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova do t’u jetë përherë falënderuese shteteve tona mike të cilat na ndihmuan në rrugëtimin drejt pavarësisë”, përfundon postimi i Fatmir Limajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori