LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Pajtohem me SBASHK-un, Ligji i pagave është dashur të rishikohet edhe njëherë (Video)

Limaj: Pajtohem me SBASHK-un, Ligji i pagave është dashur të rishikohet edhe njëherë (Video)

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pajtohet me SBASHK se Ligji i pagave do të duhet të pezullohej përkohësisht.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është e qartë se rritja e rrogave ka nxitur grevat e përgjithshme në vend.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë se ka pasur një kërkesë nga SBASHK-u që Ligji i pagave të pezullohet, për çka ai thotë se është dakord.


“Ka pasur një kërkesë nga SBASHK-u që Ligji i pagave të pezullohet. Dorën në zemër edhe unë kisha dashur të jepej më shumë kohë[për Ligjin e pagave]. Ligji do të duhej të rishikohej edhe njëherë. Do të duhej të flitej me grupet e interesit”.

I pari i NISMA Socialdemokrate ka thënë se duhet të dëmtohen të gjitha shtresat shoqërore nga pak, që të balancohet situata.

“Mësuesit e kanë problemin e koeficienteve, sepse ligji i pagave nuk ndryshon çdo ditë”.

Limaj ka thënë më tej se koeficienti i arsimtarëve do të duhej të rregullohej edhe me përvojën në karrierë.

“Nuk mund të barazohet një mësues që fillon sot punë, me një tjetër që tashme ka dhjetë vite përvojë pune”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Kalo në kategori