LAJMI I FUNDIT:

Limaj nis takimet me ambasadorë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Limaj nis takimet me ambasadorë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Limaj e ka njoftuar ambasadorin italian për takimet e para që delegacioni shtetëror po i zhvillon disa ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, ambasadori Sardi tha se Italia e përkrah fuqishëm delegacionin shtetëror të votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori tha se Kosova ka bërë një hap të madh me votimin e këtij delegacioni dhe se Roma inkurajon Kosovën ta vazhdojë dialogun me Serbinë.


Limaj ka njoftuar se delegacioni ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive ku janë marrë disa vendime, siç është ai për ta përgatitur platformën apo parimet për bisedime me Serbinë.

Ai e ka njoftuar edhe për takimet e delegacionit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ideja e këtyre takimeve, sipas Limajt, është koordinimi i aktiviteteve dhe marrja e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çka është biseduar deri më tani me Serbinë. Limaj e ka siguruar ambasadorin italian se delegacioni do të jetë në koordinim të plotë me institucionet tjera.

Limaj tha se Kosova futet në këtë dialog me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori