LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Klina e gatshme për ta mbështetur projektin Bashkë për Shtetin

Limaj: Klina e gatshme për ta mbështetur projektin Bashkë për Shtetin

Kandidati për kryeministër nga NISMA, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Klinë, ku ka prezantuar planin pesë pikësh.

“Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, do të jenë prioritetet tona kryesore”, ka thënë Limaj.

Ai theksoi se edhe Klina është e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin.”


“Edhe në Klinë pashë gatishmëri dhe entuziazëm për ta mbështetur projektin tonë Bashkë për Shtetin! Jam i bindur që projekti ynë, që ua kemi ofruar qytetarëve është më i miri, sepse ne duam t’i bashkojmë njerëzit me energji pozitive që duan të kontribuojnë për vendin”, tha ai.

Këtu u prezantua kandidati për deputet nga Klina, Muhamet Gashi.