Projekt ligji për parandalimin ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të renda, i propozuar nga Qeveria e Shqipërisë, parashikon ngritjen e një strukture të posaçme me emrin drejtoria kundër krimit të organizuar e cila se bashku me drejtorinë e anti terrorit do të jene përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji.
Fokusi i ligjit do të jenë të gjithë ata persona që janë dënuar me vendim te formës së prerë për krim të organizuar por edhe ata për të cilët ka dyshime apo kanë rekorde të mëparshme kriminale.
Masat ndaj tyre nisin që në momentin që kërkojnë të vijnë ne Shqipëri, dhe drafti parashikon se atyre nuk mund tu lejohet hyrja dhe kthimi në shtëpi pa iu nënshtruar një verifikimi nga policia në piken e kalimit kufitar. Për të gjithë këta, policia e shtetit mund të urdhërojë kufizimin e perimetrit të lëvizjes brenda një zone administrimi apo qyteti, si dhe mund tu merret përkohësisht pasaporta.
Ligji parashikon masa specifike për pasurinë e të gjithë eksponentëve te krimit të organizuar.
Policia e shtetit mund të urdhërojë masën e sekuestros për çdo aset ose çdo pasuri që disponohet, administrohet apo është në pronësi të subjekteve nën hetim, masë e cila duhet të vleftësohet nga Prokuroria brenda 48 orëve.
Por pikat më të debatuara të këtij ligji janë parashikimet për përgjimet të cilat realizohen pa vendim gjykate.
Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private me autorizim të drejtuesit të Prokurorisë përkatëse.
Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në vende publike me miratim të drejtuesit të strukturës vendore të policisë dhe kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore miratimi jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore të policisë.
Ky ligj i jep të drejtën policisë të bëjë kontroll pa vendim gjykate.
Strukturat e Policisë së Shtetit kryejnë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste, parandalimin e kryerjes së krimit të organizuar apo të një krimi të rëndë në mjedise publike të hapura, me iniciativë nga një punonjës policie me gradën nënkomisar i lartë.Në ndërtesa apo objekte të tjera shtetërore e private, me iniciativë nga një punonjës policie me gradën nënkomisar i lartë.
Ndërsa kontrolli ne banesa private mund të realizohet me autorizimin e prokurorit. Këto kompetenca që ligji special i jep policisë pritet te jene ne qendër të debatit pasi tashme opozita është pozicionuar kundër./Vizion Plus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri