“Duke mbajtur akoma këtë ligj absurd me Shqipërinë, në një kohë kur Greqia dhe Shqipëria janë antare të NATO, politika dhe diplomacia greke, po i hap rrugë destabilizmit të saj. Kushdo e kupton se gjëndja e luftës, do të thotë edhe përdorim I mjeteve të luftës”, ka thënë Danaj.

“Në një Kohë që Greqia ka problem teritoriale me Shqipërinë për shkak të aneksimit kolonial të Çamërisë, në një kohë që ajo vazhdon të ndjekë ndaj tyre një politikë ende shoviniste dhe përbuzëse, në një kohë që gjëndet në prag të katastrofës, ekzistenca e Ligjit të luftës, nxit dhe do te nxisë më shumë në të ardhmen rryma radikale brënda dhe jashtë Greqisë, që mund t’i përgjigjen Ligjit të Luftës me mjete lufte duke e konsideruar këtë si reciprocitet. Një gjë e tillë do të destabilizonte vetë Greqinë dhe rajonin”.


“Prandaj, Lista për Shqpëri natyrale i bën thirrje politikës dhe diplomacisë greke, të ulet me kembë në tokë dhe të anullojë tërësisht këtë ligj absurd. Ajo duhet të pranojë që Çamëria të shpallet Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë si hap I parë, të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë si hap të dytë, të dëmshpërblejë ata me 5 miliard euro për dëmet që ju shkaktoi. Kjo kërkesë e Listës për Shqipëri Natyrale synon të ndihmojë Greqinë në këtë situatëe të rëndë që po kalon”, ka thënë ndër të tjera Danaj. /Telegrafi/