Milani nuk priste të bënte shumë përforcime gjatë dimrit dhe Nicolo Zaniolo duhej se ishte i madhi, por kuqezinjtë mund të hiqnin dorë.
Ka disa ditë që vazhdon saga se ku do të vazhdojë karrierën Zaniolo.
Por duket se kampioni italian Milani, mund të dorëzohet dhe atë nga skuadra më e dobët në Ligën Premier, Bournemouthi dhe fuqia financiare e tyre.
Sipas Gianluca Di Marzios, Milani i ka thënë zyrtarisht Romës se nuk mund të përballojë ofertën e Bournemouth prej 30 milionë plus bonuse për Zaniolon, kështu që ata zyrtarisht hoqën dorë nga blerja e anësorit.
Roma tashmë e ka pranuar ofertën e Bournemouthit dhe tani Zaniolo është në pritje të marrëveshjes me skuadrën angleze sa i përket kushteve të bashkëpunimit dhe fitimeve.
#Calciomercato, @OfficialASRoma | Il @acmilan non rilancia per #Zaniolo: a queste condizioni è fuori dalla corsahttps://t.co/DCmYVl2nuJ
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 26, 2023
Kjo thjesht tregon se sa superiore është Liga Premier në krahasim me të gjithë “rivalët” e saj, veçanërisht Italinë. /Telegrafi/