Klubet e Rajonit të Gjilanit, kanë dal me një letër publike, duke shprehur përkrahjen për kandidatin për kryetar të FFK-së, Gramoz Vokrri.
Vokrri sot ka dorëzuar në FFK kandidaturën e tij për kryetar, ku ka thënë se ka përkrahjen e 16 delegatëve për të kandiduar.
Pas kandidimit të tij edhe Rajoni i Gjilanit, ka dal me një letër përkrahje ndaj Vokrrit.
Klubi i Superligës, Drita me delegatët, Valon Zymeri dhe Feti Murseli, po ashtu edhe klubet e Ligës së Parë, Vllaznia (Pozharan), Kika dhe Vitia me delegatët Shpend Musa, Naim Biqku dhe Mirsad Sylejmani.
Në letër është edhe emri i kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Malazog Hoxha.
Lidhja Rajonale e Gjilanit ka uruar që zgjedhjet të jenë fer dhe korrekte, duke i dëshiruar suksese Gramoz Vokrrit.
I vetmi klub që vjen nga ky rajon dhe nuk janë në përkrahje të Vokrrit sipas dokumentit, shihet të jetë SC Gjilani. /Telegrafi/