Minogue dhe Segura janë në lidhje që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa vazhdimisht është spekuluar se çifti planifikon ta merr një shtëpi të përbashkët në Londër.

Mirëpo, Kathy Lette, një shoqe e afërt me këngëtaren australiane ka thënë se Minogue nuk është e gatshme për t’u sistemuar dhe për të krijuar një lidhje serioze.

“Ai është shumë i mirë, mirëpo nuk mendoj se është i duhuri për të. Ajo ka disa meshkuj tjerë ‘në meny’, ndërsa për momentin është duke u argëtuar me të”, ka thënë Lette.