Kush do t’i përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë në politikë, kjo mbetet një prej pyetjeve thelbësore në zgjidhjen e ngërçit politik që u bë edhe më i dukshëm pas incidentit të fundit në Kumanovë – ngjarje kjo që rrëmbeu edhe vëmendjen e mediave botërore, duke shpalosur të vërtetën se Maqedonia si shtet ka një të ardhme të turbullt, për të mos thënë se ka mbetur pa të ardhme.
Në këto ditë të nxehta vere, kur numri i qytetarëve në rrugët e Shkupit është më i vogël sesa numri i përmendoreve në sheshin kryesor të këtij kryeqyteti, heshtja u prish befas nga protestues të organizuar që valëvisnin përgjatë rrugëve kryesore të Shkupit flamujt kuqezi. Ata protestonin kundër diskriminimit që iu bëhej nga shteti i Maqedonisë, kundër përbuzjes dhe mos përfaqësimit të dinjitetshëm politik. E, derisa shumëkush shtron pikëpyetjet se si mund t’i përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë dy partitë e harxhuara dhe të diskredituara, si BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, skena politike në taborin e shqiptarëve ka filluar të lëvizë, akumulimi i pakënaqësive ka filluar të kanalizohet drejt zgjidhjeve të reja politike, drejtë alternativave që tashmë kanë filluar të zënë fill: lëvizjes “Besa” dhe fraksionit të PDSH-së të udhëhequr nga kryetari aktual i Strugës, Ziadin Sela.
Por, cila nga këto dy alternativa do të ketë më shumë gjasa që ta bindë elektoratin e papërcaktuar shqiptar se është zgjidhja e duhur në këto rrethana të paqarta politike në Maqedoni, ku asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen që e pret këtë shtet, po që i pakontestueshëm mbetet fakti se shqiptarët që jetojnë në këtë shtet tash e sa vite u diskriminuan ekonomikisht, politikisht dhe intelektualisht shkaku që përfaqësoheshin në Qeveri nga parti shqiptare që qëllim të vetëm e kishin pasurimin e lidershipit të tyre në kurriz të popullit.
Për të mos u ndalë më shumë në analizën se cila parti shqiptare, BDI- ja apo PDSH-ja, ishte më e dëmshme për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë, të ndalemi tek dy mundësitë e reja që duken në horizont: Lëvizja “Besa” dhe partia e Ziadin Selës.
Derisa e para ngjan në një lëvizje e cila synon një platformë të qartë për shqiptarët si shtetformues që do të përfaqësoheshin, ridefinimin e shtetit të Maqedonisë dhe demokracinë konsensuale dyetnike, partia e Ziadin Selës vjen më e zbehtë, për faktin se identifikohet vetëm me emrin e një lideri dhe simbolizon pakënaqësi të thella, njëkohësisht të paqarta midis liderit të kësaj partie me ish eprorin e tij, Menduh Thaçin. Pra, derisa Lëvizja “Besa” të paqartë e ka se kush do të jetë në krye të saj, ndërkohë që ajo është duke i ndërtuar strukturat në terren, e dyta, pra ajo e Ziadin Selës lë pak hapësirë për të hulumtuar, ngaqë që tani ka ngjashmëri shumë të madhe me “bajraktaropartitë” ku çdo gjë mbështetet në emrin e liderit. Dhe, modele të tilla, kur partia i përkushtohet liderit e jo lideri partisë, jo rrallëherë janë dëshmuar të dëmshme për shqiptarët.
Shembuj konkret për këtë janë BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, nga e cila u shkëput Ziadin Sea, dhe atë mbase jo gjithaq shkaku i konceptit (sepse PDSH-ja kurrë nuk ka pasur koncept, por vetëm qëllim që me çdo kusht të jetë pjesë e Qeverisë), sa shkaku i ambicieve për të qenë në krye të kësaj partie, gjë që e çoi drejtë themelimit të një partie të re dhe të fillojë ekspozimin e tij si lider i ardhshëm me ndryshimin e vetëm nga pararendësi – lider me flokë të gjata.
Në anën tjetër, lidershipi tani për tani është mangësia e vetme e lëvizjes “Besa”. Kjo e bën më të ndjeshme këtë parti ndaj sulmeve nga të gjitha anët që ia mveshin kësaj partie epitete të ndryshme, që nga “proturke” e deri tek “antikombëtare”.
Mbase këto dilema lidhur me lëvizjen “Besa” do të zgjidheshin në rast se ajo do të udhëhiqej nga ndonjë nga figurat publike që janë etabluar tashmë dhe të cilat lënë pak hapësirë për t’iu mveshur epitete të paqëna. Një prej mundësive do të ishte inkuadrimi i njërit prej shkrimtarëve më të suksesshëm shqiptarë në Maqedoni dhe publicistit më të zëshëm për të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane, pra njeriut emri i të cilit edhe ashtu shpesh ndërlidhet me këtë Lëvizje – Kim Mehmetit.
Por, duke i njohur qëndrimet e tij të thëna publikisht lidhur me angazhimin e tij politik dhe ofertave të këtilla që ka pasur deri tani, inkuadrimi i tij në këtë lëvizje, qoftë edhe i përkohshëm, është thuajse në kufi të së pabesueshmes. Por, pa dyshim se do të ishte zgjidhje ideale që do t’ju jepte mundësi dhe kohë forcimit të strukturave të lëvizjes “Besa”, e cila me organizimin e protestës së fundit, gjatë të cilave Shkupi u mbulua nga flamujt kuqezi, dëshmoi se ka kapacitete organizative, por i mungon vetëm dikush që do ta identifikonte atë: dikush me përvojë dhe që eventualisht do të kishte një përkrahje më të gjerë mbarëshqiptare; një personalitet që do ta udhëhiqte derisa kapacitetet e saj të mbindërtoheshin dhe të rinjtë që janë mbledhur rreth saj të kenë tërë kohën e nevojshme që të përgatiten dhe të vijnë në shprehje – gjë që aq shumë i nevojitet skenës politike shqiptare në Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet