LAJMI I FUNDIT:

Libri i ri për Hashim Thaçin- “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës” (Foto)

Libri i ri për Hashim Thaçin- “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës” (Foto)

Edhe një libër i ri për Hashim Thaçin si protagonist të luftës dhe paqes në Kosovë, këto ditë është hedhur në tregun ndërkombëtar.

Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner, tashmë ka dalë në shitje online në Amazon.

Nga ajo që mund të lexohet online, në këtë libër me protagonist presidentin e vendit, Hashim Thaçin, përshkruhen ngjarjet e korrikut 1999, ku pas njëmbëdhjetë javëve të bombardimeve, Sllobodan Millosheviq kapitullon dhe braktis Kosovën.


“U deshën vite të aparteidit, 13,000 të vrarë dhe gati një milion refugjatë që shteti i fundit që lindi pas luftërave të ish-Jugosllavisë të çlirohej nga Serbia. E vendosur nën administrimin dhe protektoratin e Kombeve të Bashkuara, një demokraci e re u instalua në zemër të Ballkanit. Dhjetë vjet më vonë, në shkurt 2008, me rekomandimin e Kombeve të Bashkuara, Kosova u bë një shtet sovran, si rezultat i një lufte të një populli të tërë, figura kryesore e të cilit është Hashim Thaçi. Shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas kryeministër, ishte ai që e trasoi rrugën drejt pavarësisë. Demonstratat e para në Prishtinë më 1988, masakra e Reçakut, bisedimet e Rambujesë, negociata midis amerikanëve, evropianëve dhe rusëve, ky libër pasqyron shkaqet historike dhe politike që çuan në pavarësinë e Kosovës. Libri rikujton se demokracia kosovare është gjithashtu një sukses i Kombeve të Bashkuara dhe se ajo mbetet e një rëndësie të madhe për paqen në Evropë”, thuhet në përshkrimin e këtij libri, në versionin online në Amazon.

Autori i këtij libri, Jacques Baudouin, ishte këshilltar i ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.

Baudouin është autor edhe i shumë librave të tjerë dhe në versionin online, libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës” po shitet 22 euro.

Një biografi tjetër e shkruar nga gazetarët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger për presidentin Thaçi, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, muaj më parë kishte prodhuar mjaft debat në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Lajme
Kalo në kategori