Libri – Leximi dhe panairi i tij
Dy vite të fundit jemi deshmitarë, ku organizimet që behën për librin dhe evenimentin e panairit, kanë pësuar fërkime dhe një konkurrencë jo profesionale, fragmentuese e inatqare midis botuesve që merren me organizimin e panairit, duke krijuar këtu edhe paralelizma dhe organizimin e dy panaireve brenda vetëm dy muajve. Si për cudi, kjo kulturë e kësaj konkurrence organizative për panairin, vjen pikërisht kur libri dhe interesimi e leximi i tij kanë stadin më të uleët të lexueshmërise …! Nuk po ndalem më për panairin që na iku dhe organizimin e tij, por të dal tek vet libri dhe rëndësia e leximit te tij.
Dhe tani që pamë këtë panair të 13-të të librit në Prishtinë, sërish shohim indolencën vizituese për librin, gjë që nënkupton menjëherë edhe atë lexues. Nga ky realitet i yni social për librin, mund të lindin shumë pyetje për neve si shoqëri, por edhe për koshiencën e regullimin tonë shoqëror, si: ku jemi si popull në raport me leximin..? C`rëndësi ka libri për një shoqëri, etj ? Për këto dhe shumë e shumë pyetje tjera, përgjigjiet mund t`i marrim përsëri vetëm tek libri.
Dihet mirëfilli se edhe në historinë njerëzore, që nga fazat e hershme të zhvillimit shoqëror, libri ka qenë i rëndësishëm për të gjitha segmented e një rregullimi shoqëror. Madje edhe nga shtrirja religjioze, popujt e ndryshëm në botë kanë pasur dhe akoma kanë për bazë fletushka (suhufet), librat e shenjtë, që sipas tyre njerëzit janë munduar dhe kanë krijuar sistemin e jetës dhe si udhërrëfyes për ta.
Tani po që se qasemi për rëndësinë e librit në shoqërinë tonë, sigurisht se do të vërejmë se është një çështje, do të thosha, mjaft komplekse apo edhe problematike. Koha e leximit të librit tek ne është zëvëndësuar me kohën e pirjes së kafes nëpër bare e kafiteri, interesimi për librin është zëvëndësuar me kohën e lojërave të pakufinjë të internetit. Pra, bota e digjitalizuar e internetit dhe komunikimit virtual, kafeteritë, klubet e natës, lojërat e fatit, janë bërë “modë”, me ç’rast libri mbetet nën hijen e tyre.
Ndoshta mosleximi i librit sot është një preokupim jo vetëm i krijuesve , por edhe i gjithë shoqërisë bashkëkohore në pergjithësi. Por mosleximi i librit në Kosovë është një realitet shumë shqetësues, që është indicie e qartë për një varfëri edukuese e shpirtërore, perkundrejt varfërisë ekonomike që akoma vazhdon të na sulmojë e përbije. Është e qartë sentenca, se njerëzit si s`lexojne edhe s`mendojnë, apo edhe për evoluimin e progresin e një tipi të ri të njeriut, gjithmonë libri ka qenë ai ndikuesi relevant. Andaj njeriu është pjesë e cdo gjëje që ka ndeshur në jetë, por në formimin e personalitetit të tij dhe avancimin e tij në shoqëri, njeriu është edhe pjesë e asaj që ka lexuar gjatë zhvillimit të kohës.
Për ta përmendur një fakt të këtillë, ne sot kemi yrnekun e shumicës së politikanëve tanë, që po t`i pyesim për librin dhe sa lexojnë atë, pergjigjien do ta kenë ashtu sikurse e dha presidentja jonë elegante në një intervistë, se s`ka kohë për të lexuar apo nuk dinte se cili është libri i fundit që ka lexuar..! Ata politikanë që i njohim vetëm nga liderizmi apo siç i quajnë” karizmatik” disa nga analistë, nuk i shohim se janë të knueshëm, kurse ata që dolën nga bota akademike, u pa se që nga ulja e tyre në karrigen e politikanit, leximi i tyre ka perënduar..! Imagjinoni sa të tillë politikanë ‘të knueshëm’ kemi sot, si qeveritarë , ministra , kryetarë komunash etj.. dhe sa mund të kemi besim në formësimin e tyre intelektual. Ndërsa për këta, Oktavio Paz shkruante: “Më pëlqen të rilexoj…nuk kam besim tek njerëzit që nuk rilexojnë”.
Është mirë ta permendim edhe rastin e politikanit të ri Ilir Dedës, ku në debatin televiziv në RTS që pamë, midis tij dhe ish zëdhënësit të Sllobodanit, Ivica Dacicit, mbeti pa përgjigjie në disa pyetje të Dacicit që kishin të bëjnë me historinë midis shqiptarëve e serbëve, andaj me gjithë elokuencën e tij debatuese, mungesa e kulturës së dijës për historinë ishte zhgënjyese..
Për të mos u ngushtuar vetëm tek politikanë, ‘zakoni’ i mosleximit shihet qartë nga nxënësi, profesori, intelektuali dhe tek disa gazetarë e prezantues nëpër televizione, ku para auditoriumit që dalin, nuk rezonojnë kulturën e pasuruar me dije, e që njeriu duhet ta kerkojë atë gjithë jetën. E njëjta po ndodh edhe me studentët e fakulteteve, ku leximi është kthyer prej kohësh në një bezdi te madhe, ata kujtohen për lexim vetëm për afatet e provimeve me literaturën profesionale për provime, të mos flasim se sa apo a lexojnë fare belektristiken a ndonjë libër jashtë rrafshit studimor profesional. Letërsia nuk e ka pasuruar botën vetëm duke i dhënë libra, po ajo krijon e zhvillon një tip të ri të njeriut. Shpesh mund të konstatojmë se libri eshte shoku më i mirë për njeriun dhe se zbavitja më e bukur për të është leximi, e Xhorxh Bernard Shou shkruante: “Çdo libër që ia vlen të rilexohet, buron nga shpirti”, e një thënie tjetër profetike thotë: “Kërkoje diturinë qoftë ajo dhe në Kinë”, kurse kinezët e vjetër thonë: “Mjaft ka vlerë ari, po vlera e librit ia kalon arit”. Për fat të keq në këtë mes, lexuesi ynë është ai që, si duket e ka braktisur me të madhe leximin e tij.
Krejt kjo mungesë e vullnetit për lexim, në kohën e situatën që po perjetojmë sot si popull, do të thoshim se është një fenomomen ku veshtirë se do ja gjenim fillin, dikush mund ta përmendi pozitën e vështirë ekonomike të qytetarit, dikush dhe median si informatorë më të lehtë, apo të themi se është koha e internetit ku mund të informohemi shpejt apo të shkarkojmë edhe libra, por në fakt, letërsia digjitale është ankth për librin, ku librin e bën vetëm si dekor apo dhe në harresë. Apo kundrejt librit dhe leximit të tij, një prej faktorëve që i ndihmon kësaj është dhe faktori materialist, ku libri nuk shihet si i vetëm që zgjidh rrugët dhe siguron të ardhmen, por është pozita, karriera e paraja që i sigurojnë njeriut botën dhe ëndrrëne dëshiruar.
Shikuar realisht, nga këto që i përmendëm, janë disa nga faktorë determinues të krizës së mosleximit të librit dhe që vetëm se na s’forcojnë kulturën e re të dembelisë lexuese. Dhe po të shtrojmë pyetjen: ç’po bëhet sot për t’ia ndërruar drejtimin kësaj dukurie kaq shqetësuese? Mos vallë lexuesve duhet t’ua mësojmë leximin si art..?! Në këtë koncept, nga kjo krizë ta quajmë shpirtërore të vet njeriut, vërehet zhveshja dhe varfërimi i të qenurit njeriu dijetar, apo dhe në besimin islam është dhe imperativ i fjalës së parë hyjnore të zbritur: “lexo, studio, hulumto”. Dhe nga kjo krize e apati leximore ndaj librit, sot si asnjëherë më parë, në vendin tonë, në krye të shumicës së segmenteve, kemi njerëz që menaxhojnë me neve, pa këtë kulturë të domosdoshme të njeriut, duke reflektuar pseudointelektualitetin e duke na servirur pseudovlera..
Me gjithë këta faktorë, që mund të jenë arsye për këtë status tonin ndaj librit, na mbetet sërish të shpresojmë se do të kthehet interesi për librin dhe të lexojmë , të ecim përpara në hap me njerëzimin, me mendjet e tij më të ndritura.
(Autori është profesor i filologjisë, shkrimtar dhe publicist)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDoni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër