Në një kumtesë të universitetit, thuhet se në bibliotekën e vet ka një kopje të librit "Des destinées de l’ame" nga Arsène Houssaye, që ka kopertinën e mbështjellë me lëkurë njeriu.

Mostra nga ky mbështjellës, kanë kaluar nëpër disa teste dhe është vërtetuar se përmbajtja është 99.9% me origjinë njerëzore.


Libri i mbeshtjelle me lekure njeriu foto

Ky libër i shekullit të 19, nga shkrimtari francez Houssaye, përmban ese dhe shkrime për jetën pas vdekjes.

Këtë libër shkrimtari ja kishte dhuruar mikut të tij Dr.Ludovic Bouland, i cili më vonë e kishte dhuruar për bibliotekën.

“Ky libër është i vetmi ornament që është i mbështjellë me lëkurën e njeriut, duke ruajtur elegancën e saj” thuhet në një shënim, të vënë aty nga Bouland, i cili shkon me tej duke shtuar se ‘nëse shikoni me kujdes, ju mund të shihni poret e lëkurës’.

“Një libër që flet për shpirtin e njeriut, duhet të ketë edhe mbështjelljen me lëkurë njeriu” thuhet po ashtu në shënim, ku saktësohet se kjo lëkurë është marrë nga pjesa e shpinës së një gruaje./Telegrafi/