Librat që lexonte Osama bin Laden: Illuminati dhe Bob Woodward (Video)

Lista e librave është mes dokumenteve të publikuara nga qeveria amerikane javën e kaluar, të cilat i përkasin ish-liderit të Al Kaedës. Publikimi vjen në 4-vjetorin e vrasjes së Bin Ladenit nga forcat speciale amerikane.
Librat që mbante Osama bin Laden në fakt janë tekste serioze mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën dhe ligjin. Ai kishte gjithashtu libra të gazetarit të njohur të skandalit “Watergate”, Bob Woodward dhe akademikut amerikan Noam Chomsky. Përveç librave për “Iluminatin” dhe “Komunitetin e 300”, libër surprizë është dhe një guidë për të njohur islamin.
Bin Laden duket se ka qenë shumë i interesuar për Francën, pasi ka shumë libra për këtë vend përfshi kulturën, ekonominë dhe pabarazinë e pagave. Osama bin Laden u vra më 2 maj të vitit 2011 në një sulm të forcave speciale amerikane në Abotabad, Pakistan. /shekulli/



































