LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton modelin Optimus Q2

LG prezanton modelin Optimus Q2

LG ka shtuar edhe një telefon të mençur mobil Android në linjën e saj të telefonave Optimus, të cilin e ka quajtur LG Optimus Q2.

Ky model i ri i telefonit të LG ka një tastierë fizike QWERTY, ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç dhe teknologji IPS dhe ndërfaqe LCD.

LG Optimus Q2 do të mbështetet nga versioni i sistemit operativ të Google, Android 2.3 Gingerbread, ndërsa procesori i këtij modeli është me dy bërthama dhe ka kapacitet prej 1.2GHz nga NVIDIA Tegra 2.

Karakteristikat tjera të LG Optimus Q2 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, atë frontale VGA e cila përdoret për video-komunikim, si dhe opsionin WiFi – Direct.


LG Optimus Q2 pritet të dal në shitje së shpejti në tregun evropian, ndërsa ende nuk ka asnjë detaj lidhur me çmimin e mundshëm të këtij modeli. / Telegrafi /