LAJMI I FUNDIT:

LG debuton me modelin Prada 3.0

LG debuton me modelin Prada 3.0

Gjatë ditës së sotme, LG dhe Prada do të prezantojnë modelin e tyre të përbashkët të telefonit të mençur, përkatësisht modelin LG Prada 3.0, i cili është i pajisur me Android Gingerbread 2.3.7.

LG Prada 3.0 posedon ekranin TFT LCD të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, me rezolucion prej 800 x 480 pikselëve dhe si dhe teknologjinë e ekranit Gorilla.

Modeli i modës punon me procesorin dual core 1GHz OMAP 4430, memorien e brendshme prej 8GB si dhe portin e ndërtuar për mikroSD kartelë.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë në full HD video në 1080p dhe 30 kënde për sekondë, teknologjinë e pagesave NFC, Bluetooth 3.0, HSPA+ dhe 802.11n WiFi. / Telegrafi /