Lewandowski: Kujdes nga Robben e Ribery

Dy skuadrat e kreut të Bundesligës do të takohen të mërkurën në derbin e javës në kampionatin gjerman që mund të vendosë edhe fatin e kampionit të ri, dhe sulmuesi i Borussia ka veçuar lojtarët më të rrezikshëm të Bayernit.
“Ribery dhe Robben të dy janë lojtarë shumë të rrezikshëm të klasit botëror. Ne duhet t’u kushtojmë kujdes atyre, veçanërisht gjatë lojës në krah”, ka thënë Lewandowski për Goal.
Derbi i Bundesligës zhvillohet të mërkurën në Signal Iduna Park me fillim nga ora 20. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/04/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































