Leonora Jakupi ka filluar të punojë për projektin e ri.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një videoja të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë me këngë të re.

“Të kam jetë” titullohet kënga e re e saj.


Kujtojmë se muaj më parë këngëtarja ka publikuar këngën “Diamant”, e cila deri më tani ka marrë mbi 2.6 milionë klikime në YouTube.