Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në mes një veture dhe dy motoçikletave në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/