Napoli ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, teksa ka mposhtur Sampdorian me rezultat të thellë 0-4.

Por ajo që shqetësoi më shumë klubin italian ishte lëndimi i mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani.


Qendërmbrojtësi prishtinas u largua në minutën 48-të nga ndeshja, pasi kishte pësuar një goditje në kokë.

EuektkuTURBXy9jZmQwMzNjMC1kZGU4LTQ4ODEtOTQ1YS1hZTYzZjEzZTdlYjIuanBlZ5GTBc0EsM0CpA

Megjithatë lëndimi i tij nuk është serioz dhe Rrahmani do të jetë i gatshëm për sfidën e të dielës ndaj Cagliarit.

Mediumi italian Fantaclacio ka raportuar se Rrahmani do të jetë gati për tu vënë nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti.

GetPaidStock.com 614d9c66545e6

“Në pikëpamje nuk do të këtë probleme për Rrahmanin për ndeshjen e radhës, që zhvillohet me 26 shtator në shtëpi ndaj Cagliarit”, ka shkruar mediumi italian.

Rrahmani ka arritur që t’ia zë vendin në formacionin titullar te Napoli mbrojtësit grek Kostas Manolas. /Telegrafi/

telegrafi sport app