Kemi qenë duke bërë jetë aq të zënë saqë rrallëherë ndalojmë për ta nuhatur aromën e trëndafilave përgjatë rrugës.

Kur i mbushim 30 vjet, thuajse pjesën e mbetur të jetës e kalojmë duke i përmbushur përgjegjësitë dhe duke u brengosur më pak për rrugëtimet tona, transmeton Telegrafi.


Kështu, Bright Side ka përpiluar një listë me leksionet më esenciale në jetë, të cilat është e rëndësishme t’i mësoni para se t’i mbushni tri dekada e gjysmë jetë, në mënyrë që ta bëni jetën sa më të lehtë.

- Bëjeni punën që jua ushqen shpirtin, ndiqeni pasionin që e keni - Çdo eksperiencë ndodh për një arsye, prandaj kalojeni çdo sfidë - Është në rregull të ndiheni të vetmuar ndonjëherë, kjo ju jep më shumë kohë të mendoni për jetën dhe gjërat përreth - Nëse ndonjëherë dyshoni se a do të funksionojnë gjërat mirë në fund, fillimisht kuptojeni “pse”-në e cila ju ka bërë ta filloni rrugëtimin tuaj. Kjo “pse” është ajo çfarë ju nxitë ta arrini atë çfarë e dëshironi - Mos e ndiqni lumturinë, ndiqeni mësimin dhe përvojat sepse kështu lumturia ju gjen juve - Mendimet që i keni jua krijojnë botën përreth dhe ju e tërhiqni atë se çfarë jeni, prandaj gjithmonë bëhuni energjia të cilën dëshironi ta keni - Ndalni fajësimet, gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet dhe opsionet. Mësohuni të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja - Besoni asaj se çfarë ju thotë intuita të bëni. Nëse ju thotë ta lexoni një libër apo ta vizitoni një vend, bëjeni këtë. Kur e ndiqni intuitën, gjithmonë ju shpie në rrugën e duhur - Bota ndryshon çdo moment, prandaj mësohuni të adaptoheni dhe ta nxirrni maksimumin nga tranzicionet - Ndaloni së krahasuari jetën tuaj me të tjerëve duke i parë se sa të lumtur duken në rrjete sociale. Jeta juaj është e përsosur. Mos harroni: askush nuk i tregon dështimet e veta - Miqtë e vërtetë gjithmonë janë afër gjërave të mira dhe të këqija që ju ndodhin në jetë. Vlerësoni ata - Thoni shpesh fjalët magjike si “faleminderit”, “të lutem” dhe “të dua” - Mundohuni ta bëni një jetë të shëndetshme. Trupi dhe mendja do t’ju falënderojnë më vonë - Jeta juaj është shtëpi, çdo veprim që e bëni është tullë. Çfarë ju vendosni të bëni në përditshmëri, e përcakton atë se si do të duket shtëpia juaj. Prandaj, keni kujdes - Jo gjithçka duhet të ketë të bëjë me paratë, por pavarësia financiare vërtet se ju lehtëson - Vitet e 30’ta janë faza ku do të ballafaqoheni me tranzicionet më drastike. Gjatë kësaj periudhe miqtë martohen, prindërit plaken dhe shumë gjëra tjera ndodhin. /Telegrafi/