Sevdail Hyseni
Tashmë, në Serbi, flasin shkoqur për alarmin e quajtur “mortalitet”: regjistrimi i fundit i popullsisë, më 2011, statistikat, studimet demografike, vlerësimet e Drejtorisë së Departamentit për Demografi, Qendra për Hulumtime Demografike, raportet e agjencive ndërkombëtare, mediet etj.
Sipas Zyrës së Statistikave në Serbi, vitin e kaluar, kanë lindur më pak se 65 mijë foshnje a kanë vdekur mbi 100 mijë njerëz. Mosha mesatare e popullsisë është 42.2 vjet, ndërsa në disa fshatra madje edhe mbi 50 vjet.
Harta demografike e Serbisë ka vijëzuar me ngjyrë të zezë mbi 1500 vendbanime, në të cilat “lejleku” nuk ka sjellë asnjë “bebe”! Nëpër këto vendbanime serbe, po mbretëron një heshtje ogurzezë. Ka vite, që nuk dëgjohet vallja e dasmave dhe vaji i foshnjave.
Në spitalin gjinekologjik të Vranjës, në jug të Serbisë, më shumë lindin nënat shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva se sa ato serbe. Po kështu ngjet edhe me pakicat e tjera në Serbi si boshnjakët e romët, ku nataliteti te ta është shumëfish më i madh se sa i qytetarëve të përkatësive të tjera kombëtare.
Serbia, sipas regjistrimit të vitit 2011, ka 7.186.862 banorë, prej tyre 5.988.093 serbë, të tjerët janë: hungarezë, boshnjakë, shqiptarë, romë etj. Statistikat trishtuese të zvogëlimit të popullsisë, kanë ngritur në alarm edhe institucionet më të larta të shtetit serb.
Politika e rrezikuar popullative, po bëhet, gjithnjë, temë bosht i seancave parlamentare. Njeriu i parë i shtetit, Aleksandër Vuçiq, në organin më të lart legjislativ të vendit, në Parlament, ka kërkuar formulën e gjetjes së zgjidhjes për zhdukjen e popullsisë, duke kapur kokën me duar: “Nuk kam zgjidhje”, “nuk kam fuqi”, “më ndihmoni si Zotin ju lus”, “shteti këtë nuk mund ta zgjidh”!
Për të stimuluar lindjet, Serbia e Vuçiqit, ka shtuar masat e reja planifikuese për prindërit me shumë fëmijë, të cilët do të marrin shtesat fëmijërore me një kosto më të lartë. Po ashtu disa komuna të jugut të Serbisë, si Tërgovishta, e cila gjendet shumë afër Komunës së Bujanocit, ka motivuar Shoqatën e Beqarëve për shtimin e martesave dhe lindjen e foshnjave, me fonde enkas për këso rastesh.
Martesat me ndërmjetësim
Serbia po plaket. Shumica e fshatrave në jug-lindje të vendit, janë boshatisur fare, ose kanë mbetur me pak banorë, kryesisht pleq. Ata e kanë një hall, të cilën nuk ngurrojnë edhe ta shprehin: “Kemi frikë se kur të vdesim, s’ka kush të na varros!”. Rinia ikën nga provincat dhe koncentrohet në qendra të mëdha si Beogradi, Nishi e Smedereva. Prandaj, “fondet shëndetësore dhe sociale do të jenë në kolaps, sepse pothuajse dy herë më shumë do të ketë të vjetër (pleq) se të rinj të cilët punojnë dhe krijojnë”.
Beqarët e zonave ku më shumë ka prekur “murtaja e bardhë”, kanë formuar shoqatën e tyre dhe mundohen disi ta tejkalojnë këtë “epidemi” demografike. Për t’u dalë në ndihmë këtyre beqarëve të moshuar, po gjenden edhe disa ndërmjetësues (msit) shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët po krijojnë me interes lidhje martesore shqiptaro-serbe. Nuset shqiptare nga Tirana e rrethina e Shkodrës, po pajtohen të martohen me burra serbo-malazezë.
Gazetat shkruajnë se Dhurata Mali nga Tirana, është martuar me Branislav Tashiqin nga Lopardinca, fshat afër Bujanocit. “Jam shumë e lumtur që jam martuar në Lopardincë afër Bujanocit dhe nuk jam zhgënjyer fare. Fakt është që nuk flasim gjuhën e njëjtë, por flasim gjuhën e dashurisë, e cila na mundëson që të jemi dakord me njëri-tjetrin”, flet Dhurata Mali, për Al-Jazeera, e cila tash ka ndërruar edhe emrin, Dunja (shqip “Ftua”).
Të njëjtat burime, flasin se në Komunën e Bujanocit, janë më shumë se 15 martesa të tilla, por shumica nuk dëshirojnë të flasin për medie, ngase kështu i sugjerojnë ndërmjetësuesit, të cilët marrin dhurata të majme nga ky biznes.
Kjo dukuri martesore, nuk ndodh mes shqiptarëve dhe serbëve në jug-lindje të Serbisë dhe Luginës së Preshevës, që nga shembja e komunizmit, kur bëheshin martesa të kombinuara, qoftë të aranzhuara, qoftë me pëlqim. Kanë ndodhur martesat e të rinjve për letra në perëndim, apo për ndonjë interes tjetër, por nuk mbahet mend që ndonjë shqiptarkë nga Lugina të jetë martuar me ndonjë serb fqinj.
Ndonëse flitet se disa afaristë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, kanë dashnoret e tyre serbe, jo vetëm në Vranjë e Nish, por edhe më thellë, në Beograd, të cilat i shpërblejnë me banesa dhe makina luksoze. Hapja e klubeve të natës në Bujanoc, Preshevë e Vranjë, ka krijuar lidhje të reja mes të rinjve. Nëpër këto klube, vijnë vasha të reja nga Beogradi, Tirana, Prishtina etj, për ta ushtruar zanatin e vjetër të prostitucionit, e disa prej tyre edhe përfundojnë në martesa mes qiftesh.
Republika e Serbisë, nuk shëmbëllen me disa nga shtetet perëndimore, që ia kalojnë për nga rritja negative e popullsisë, të cilat, disi, kanë arritur të gjejnë ndonjë zgjidhje në këtë drejtim. Shtetet e forta ekonomikisht si: Gjermania, Austria, Finlanda etj, një nga formulat e tejkalimit drastik të zvogëlimit të popullsisë, preferojnë përtëritjen me emigrantë të vendeve të ndryshme, të cilët dëshirojnë të jetojnë dhe të integrohen në shoqëritë e atyre vendeve.
Serbia, si e tillë çfarë është, nuk mund t’i ndjek hapat e shteteve të lart-theksuara, për shumë arsye. Thënë troç, ky shtet ballafaqohet me një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Ngërçi politik dhe kolapsi ekonomik e kanë sjellë Serbisë, në zgribc të humnerës. Ajo, aktualisht, nuk është në gjendje si duhet t’i mbajë gjallë qytetarët rezidentë të saj e lëre të ofroj strehë qëndrimi për emigrantët e vendeve të tjera.
Shumica e qytetarëve, janë të zhgënjyer dhe pa shpresa për një perspektivë evropiane në të ardhmen. Fukarallëku i ka ngulfatur shtresat e ndryshme të qytetarëve, të cilët, për ditë, përballen me një varfëri të papërballueshme. Papunësia ekstreme, varfëria e skajshme, emigrimet në heshtje, politika “qorre” e qeveritarëve, presionet e ndërkombëtarëve etj, e kanë bërë Serbinë, një vend jo me ambient të favorshëm për zhvillim dhe përparim njerëzor.
Kjo fotografi e errët e Serbisë, pa një imazh të mirë e me perspektivë për qytetarët e saj, vjen si rezultat i luftërave të shpeshta me republikat fqinje, të cilat dikur ishin nën çandrën e një ish Jugosllavie titiste, pastaj sanksionet e shteteve perëndimore, për politikën fashizoide të një regjimi, i cili po jep llogari pranë Tribunalit të Hagës, për krime lufte.
Të gjitha këto dukuri, të cilat kanë lënë “vijë e vragë”, në mendjet dhe shpirtat e atyre, që në njëfarë mënyre kanë qenë pjesë të trazirave tragjike, e që nuk po munden t’i i krijojnë vetes rehati e komoditet.
Nuk kalon ditë, apo natë, të mos dëgjosh lajme nëpër ekranet e TV-ve, e të mos lexosh nëpër gazeta, për raste të shpeshta tragjike, të vetëvrasjeve, gjakosjeve, zënkave, sherreve banale, që jo rrallë përfundojnë me vrasje e afera të ndryshme kriminale.
Duke i pasur parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalon pushteti i Vuçiqit, nëse nuk ndryshohen ato, në favor të politikave afirmative të vendit, pak pritet që “lejlekët” të sjellin “bebe”, në Serbi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri