Reperi Ledri Vula nuk është kampion vetëm në skenë, por edhe në edukim.
Artistët zakonisht vështirë e kanë të mbarojnë shkollim për shkak të agjendave të ngjeshura.

Megjithatë, Ledri Vula e ka bërë diferencën në këtë aspekt, pasi ai tashmë është i diplomuar në regji të filmit.


Pos tjerash, ai së shpejti pritet të përfundojë edhe fakultetin e dytë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka pohuar gjyshi i reperit në një intervistë për Prive gjatë festës së ditëlindjes së reperit.

Ledri ndoshta mund të bëhet edhe akademik një ditë, e po ashtu edhe reper i suksesshëm, ku i dihet. /Telegrafi/