LAJMI I FUNDIT:

LDK fton qytetarët që mos ta shesin votën

LDK fton qytetarët që mos ta shesin votën

Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje për të gjitha institucionet përkatëse që të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë që të mundësohen zgjedhje të drejta dhe një proces i mirëfilltë.

Përmes një konference për shtyp, shtabi zgjedhor i LDK-së ka shprehur shqetësimet për disa parregullsi dhe disa shkelje ligjore të cilat kanë ndodhur në disa vendvotime.

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Doruntina Maloku, ndër tjera tha se LDK-ja ka një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha organet e zbatimit të ligjit në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë. Ajo bëri thirrje për të gjitha institucionet që të ushtrojnë kompetencat e tyre.


“Ne bëjmë thirrje që gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të ushtrojnë kompetencat e tyre që të organizohet një proces fer dhe demokratik në të cilin respektohen në përpikëri vullneti i qytetarëve”, tha Maloku

Duke i ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , ajo theksoi se qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre sepse sipas saj duhet të mbrohen vlerat demokratike për të cilat sipas saj kanë luftuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës që të mos ta shesin besimin e tyre, ne kemi luftuar aq shumë për këto vlera të demokracisë dhe iu ftojmë që t’i mbroni ato me çdo kusht”, tha Maloku.

Ajo bëri të ditur që LDK-ja ka 2843 komisionarë dhe 5870 vëzhgues, të cilët do ta monitorojnë këtë proces. /KP/

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori