LDK e Zvicrës me rektorin Zejnullahu

Sipas degës së këtij subjekti politik kjo brengë rritet ma shumë kur kryetari i LDK-së Isa Mustafa, edhe në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës është bërë heshtak dhe opurtun karshi përpjekjeve shkatërruese që po i bëjnë grupe politike për ta shkatërruar nismën e mirë që ka bërë rektori në Universitetin e Prishtinës.
“Përpjekjet e rektorit prof. dr. Ramadan Zejnullahu që në këtë institucion universitar të vihet rregulli dhe të qiten në pahë vlera akademike, po pengohen nga politika, kurse Kryeministri i Kosovës i cili është edhe kryetar i LDK-së, po heshtë?!…” thuhet në njoftimin e tyre.
Për këto arsye Dega e LDK-së në Zvicër shprehet e zhgënjyer edhe me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së në Prishtinë e cila sipas tyre nuk ka guxim politik për t’i kundërshtuar këto tendenca.
Dega e LDK-së deklaron se mbështet përpjekjet e Rektorit për të vendosur ligje dhe standard në UP.
Ajo apelon edhe tek faktori ndërkombëtar që të ushtrojnë trysninë e tyre tek partitë politike që t’i heqin strukturat e tyre nga udhëheqja në universitetin e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.





















































