LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe PDK thonë se në tryezën e partive politike, nuk u diskutua për zgjedhjet

LDK dhe PDK thonë se në tryezën e partive politike, nuk u diskutua për zgjedhjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi kanë theksuar se në tryezën e përbashkët të partive politike nuk është diskutuar çështja e zgjedhjeve.

Ata këto komente i kanë bërë pas takimit të zyrtarëve të partive politike në takimin e përbashkët të thirrur nga LDK-ja, duke theksuar se këto takime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se ky takim nuk është ftuar për të folur rreth datës së zgjedhjeve të ardhshme.


“Por e kemi ftuar këtë tryezë për të bërë përpjekje me gjetë zgjidhje për temat që janë në interes të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëndrimet e LDK janë të njohura dhe vendi është në krizë institucionale, duke shtuar se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet, sepse momentalisht i ka vetëm 52 vota.

Në anën tjetër, nënkryetari i PDK-së, Memli Kransiqi ka theksuar se janë dakorduan që të vazhdojnë takimet e partive politike, për tu arritur një konsensus për temat e mëdha.

Ai ka theksuar se PDK mendon që ky mandat qeverisës duhet të shkojë deri në fund të mandatit, sepse sipas tij, vendit i duhet një Qeveri stabile dhe një opozitë e fuqishme.

“Nuk kemi nevojë as hapësirë për zgjedhje të parakohshme. Nëse partitë kanë interes me shku në zgjedhje, atëherë ne jemi të gatshëm. Asnjë parti nuk mund të thotë jam serioze dhe nuk jam e përgatitur të shkojë në zgjedhje”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori