Këtë premtim e kanë dhënë nënkryetari njëherësh shefi i përgjithshëm i shtabit zgjedhor të LDD-së, Berim Ramosaj, dhe sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Lulzim Zeneli, të cilët janë shprehur se LDD-ja dëshiron të ndryshojë realitetin e tashëm kosovar në dobi të jetës së qytetarit të Kosovës.

Ramosaj ka thënë se programi i LDD-së është i natyrës së gjithëpërfshirjes, një platformë e plotë ne aspektin e përfshirjes së të gjitha aktiviteteve që mendohet të zhvillohen në një shtet të pavarur të Kosovës ku do të sundoj ligji e cila është premisë e LDD-së.

Aitheksoi se LDD-ja është parti e qendrës së djathtë, ku korrespondon edhe në programin ekonomik të LDD-së, dhe se mbështetet fuqishëm në filozofinë politike të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.