Lazarat, mbërrin fara e re e hashashit nga Holanda

Ajo arrin lartësinë e 1,5 metrave, hapet më kurorë dhe ka prodhimtari të mirë boçesh e cila fillimisht ka mbërritur tek disa persona. Ajo ka ardhur e porositur nga Holanda, e vendosur në pako 50 gramësh ku secila pako kap vlerën e 8 eurove.
Edhe pse policia ka intensifikuar sulmet për ndalimin e tregtimit të Hashashit, Lazarati vijon rrugën e zgjedhur. Pakoja e parë e ardhur në Lazarat, ka qenë me ambalazh farmaceutik çfarë ka lënë të mendohej për një porosi për medikament për mjekim.
“Kur është bërë prova dhe ka dalë me rezultat, disa djem nga fshati Lazarat kanë shkuar vet në Holandë dhe e sollën farën në fshatin e tyre”, pohuan për GSH burimet e informacionit. Nga ana tjetër mësohet se kjo farë e re hashashi që nga moment i mbjelljes e deri në atë të korrjes mund të kultivohet me shumë lehtësi falë kushteve klimaterike të mira që ka vendi ynë.
Kështu, sipas personave që e kanë kultivuar atë në Lazarat, mësohet se “nga muaji maj e deri në tetor ajo mbillet e korret, mjafton të kujdesesh duke e vaditur pasi do ujë të bollshëm dhe tokë të mirë të plehëruar”, transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/
















































